“Po i zgjidh edhe problemet e brendshme të Serbisë”, Vuçiç ironizon Kurtin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke folur për dialogun me Kosovën, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, deklaroi se situata për Beogradin është pothuajse e pashpresë, edhe pse shtoi se “do të vazhdojnë luftën për të drejtat e tyre”.

Vuçiç nga aeroporti i kryeqytetit serb ku kishte dalë të priste 150 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, ka bërë ironi me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se“ai është duke ia zgjidhur Serbisë edhe zhvillimet e saj të brendshme. “Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe do të vazhdojë të luftojë për popullin e saj dhe të drejtat e tij, pavarësisht nga fakti se situata është pothuajse e pashpresë”, ishte komenti i kreut të shtetit serb kur iu kërkua të komentonte nëse Serbia ka një përgjigje për presionet e reja nga Prishtina dhe Uashingtoni dhe paralajmërimet për një platformë të re për vazhdimin e dialogut.

“ Lërini, ata janë të gjithë të fortë dhe të mençur. Ne do t’i lëmë, ata le ta bëjnë punën e tyre, ne do të bëjmë tonën”, shtoi ai duke iu referuar liderëve në Kosovë. Kurti e ka bërë të qartë në disa raste tashmë se dialogu me Beogradin nuk është prioritet i tij. Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit thotë se nuk i shmanget bisedimeve me Serbinë, por kërkon të fokusohet më së pari tek drejtësia dhe punësimi.

Të fundit

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Lajme të tjera

Web TV