Lidhet Librazhdi me Dibrën, hapet tenderi për ndërtimin e rrugës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës “Zgosht-Ura e Çerenecit”. Fondi limit është 14 milionë e 486 mijë lekë. Rruga me gjatësi 47 kilometra është vazhdim i rrugës Librazhd-Qafë Studë-Ura e Cerenecit me gjatësi totale 56,9 Km. Segmenti rrugor fillon nga fshati Zgosht (Njesia administrative Lunik), bashkia Librazhd dhe përfundon në fshatin Cerenec i Poshtëm (Njësia Administrative Gjoricë), bashkia Bulqizë. Njësitë administrative përfituese janë: Gjoricë, Ostren, Trebisht të bashkisë Bulqizë dhe Sterblevë, Lunik dhe Qendër të bashkisë Librazhd.

Referuar dokumenteve të tenderit, rruga Librazhd-Qafë Studë-Ura e Cerenecit është zbatuar nga ARRSh-ja deri në shtresën e stabilizantit në të tërë gjatësinë e saj, ndërsa 9,6 Km e para me fillim rruge nga Librazhdi janë përfunduar dhe me shtresat asfaltike dhe sinjalistike (të përfunduara nga FSHZH). Nga hapja e trasese dhe ndërtimi deri në shtresën e stabilizantit kanë kaluar shumë vite. Duke patur parasysh dhe terrenin malor me dimër të gjatë (ngrica e deborë), rruga ka pësuar dëmtime në shtresa.

“Objektivi kryesor i projektit: “Sistemim asfaltimi i rrugës Zgosht – Ura e Cerenecit” është përmirësimi i infrastrukturës rrugore, si pjesë e një arterie të rëndësishme rrugore nacionale, i cili lidh jo vetëm një rajon të gjerë me potencial të konsiderueshëm ekonomik dhe turistik duke bërë të mundur lidhjen e të gjitha rajoneve Lindore të vendit, por gjithashtu lidh Korridorin 8-të me rrugën e Arbrit ndërmjet tyre” shkruhet në dokumentet e tenderit. Afati i aplikimeve për këtë tender është data 14 shkurt 2020.

Të fundit

Nxehet situata, Erdogani akuzon Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e...

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Lajme të tjera

Web TV