Përsëritet horrori në SHBA/ I vunë gjurin në qafë, 30-vjeçari gjen vdekjen nga policia (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 30-vjeçar nga Kalifornia vdiq pasi policia u gjunjëzua në qafën e tij për gati pesë minuta, pretendon familja e tij. Angelo Quinto vuante nga depresioni dhe paranoja dhe një ditë motra e tij Isabella Collins thirri policinë në shtëpi nga frika se mos dëmtonte nënën e tyre.

Para se policia të mbërrinte në vendngjarje, Isabella tha se nëna e tyre pas shumë përpjekjesh kishte arritur ta qetësonte pak. Familja e tij pretendon gjithashtu se kur dy oficerë nga Departamenti i Policisë së Antiokisë arritën në vendngjarje, ata nuk bënë asnjë përpjekje për të kuptuar situatën.

Oficerët menjëherë tërhoqën veteranin e Marinës Z. Quinto nga krahët e nënës së tij dhe më pas humbi ndjenjat dhe u dërgua në spital në 23 Dhjetor. Ai u shpall i vdekur tre ditë më vonë, kanë treguar avokatët që përfaqësojnë familjen. Ata kanë paraqitur në gjykatë në 18 Shkurt një kërkesë që të shqyrtohet sërish vdekja e tij.

Nëna e tij Maria Quinto-Collins tha se djali i saj ishte shtrirë në dysheme dhe nuk po lëvizte, më pas oficerët e nxorën trupin e tij jashtë. Ajo rrëfen se fytyra e tij ishte e përgjakur dhe se oficerët përdorën teknikën e njëjtë me atë të oficerëve që vranë George Floyd, i vunë gjurin në qafë.

Avokati i familjen, John L. Burris tregoi se është përdorur e njëjta metodë që shkaktoi vdekjen e paligjshme të Z. Quinto.

Oficerët e policisë së Antiokisë kishin vënë në pranga Angelon, por sërish nuk ndaluan sulmin ndaj të riut dhe në mënyrë të pashpjegueshme përdorën teknikën e George Floyd duke injoruar lutjet e z.Quinto “të lutem mos më vrit”, u shpreh avokati.

Isabella Collins shprehet se nuk ndihet keq që thirri policinë, por ajo besonte se ardhja e tyre do të ndihmonte në përshkallëzimin e situatës dhe jo ta vrisnin atë.

Lexo edhe :  Tensioni në maksimum, India mbyll hapësirën ajrore për avionët nga Pakistani

Shkaku zyrtar i vdekjes së Z. Quinto është ende i pakonfirmuar dhe incidenti është nën hetim nga zyra e Prokurorit të Qarkut Contra Costa County.

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV