Pandemia/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Qëndrojnë të njëjtat masa, nuk ka ndryshim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Teknik i Ekspertëve gjatë konferencës për mediat këtë të enjte bëri me dije se do të vazhdojnë të qëndrojnë të njëjtat masa duke qenë se situate është e qëndrueshme.

Ndëshkimet do të jenë ato që kanë qenë në fuqi, pra në rast se një qytetar do të kapet në shkelje do të gjobitet 10 mijë lekë, nëse ka përsëritje do i bllokohet automjeti deri burg në 6 muaj.

Gjithashtu edhe bizneset do të gjobiten me të njëjta masa që kanë qenë në fuqi në fillim të pandemisë ku Shqipëria u izolua e gjitha.

Kujtojmë se ndonëse baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura pas orës 22:00, sërish është në fuqi masa që pas orës 20:00 nuk do lejohet muzika.

Masat që do të qëndrojnë në fuqi në Shqipëri janë:

Kufizim të lëvizjes nga ora 20:00-6:00

– Qytetarët që do u nevojitet që të dalin pas orës 20:00, do duhet të pajisjen me autorizim në e-Albania

Kufizim të bareve restoranteve fast- food nga ora 20:00-6:00 (përveç shërbimit delivery)

Administrata do të punojë online

-Përjashtim bëjnë rastet kur janë emergjenca shëndetësore apo për institucionet e shëndetësisë dhe punonjësit e shërbimeve kritike

/Fjala.al

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV