Iu kishte borxh 70 euro trafikantëve, nëna 36 vjeçare goditet për vdekje me makinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë njerëz u burgosën sot në Britani për një total prej 78 vitesh për pjesën e tyre në vrasjen e hakmarrjes së një nëne të re, për borxhin 70 euro që i kishte bandës së trafikantëve.

36 vjeçarja Alison McBlain, vdiq prej plagëve të rënda kuyr u godit qëllimisht nga një Fiat Punto në një rrugë qendrore në Blackburn më 19 nëntor 2019.

Juria e Preston shpalli fajtorë Joshua Titterington, Karis Poynton, Dean Qayum e Kaylib Connolly për vrasjen e saj.

Një i akuzuar i pestë u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia.

Në gjykatë u tha se pak para sulmit, viktima McBlain e Rivers kishin rënë dakord për të blerë kokainë nga një bandë kriminale.

Por McBlain ishte larguar pa paguar paratë kështu që anëtarët e bandës nisën planin e tyre të hakmarrjes.

Drogat do të furnizoheshin nga Dean Qayum e Kaylib Connolly.

Me sa kuptohet Connolly drejtonte makinën, kurse Qayum, Titterington dhe një 16-vjeçar ishin pasagjerë kur u godit për vdekje McBlain.

Në gjykatë u tha sesi mjeti Punto, i drejtuar nga Connolly, ishte ngjitur mbi trotuar dhe kishte goditur McBlain e Christian Rivers pak pas orës 19.30. Gruaja vdiq disa orë më vonë në spital, me djalin e saj 13 vjeçar pranë krevatit.

Pesë fajtorët u dënuan me një total prej 78 vite e gjysmë.

Të fundit

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë...

“Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime”

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet për sa kohë drejtohet nga...

Tregtarët romë kundërshtojnë bashkinë, vijojnë shitjet në tregun e vjetër

Gjatë kësaj të marte një pjesë e tregëtarëve rom në Gjirokastër kanë dalë sërish për të tregëtuar në mjediset e tregut të vjetër, në...

Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump për sanksione më...

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku zhvilloi...

Lajme të tjera

Web TV