Manastirliu apel qytetarëve: Të bashkëpunojmë dhe të solidarizohemi me mjekët për të këputur zinxhirin e infektimeve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, i ka bërë apel qytetarëve të mos ulin asnjë moment vigjilencën dhe të bashkëpunojnë në mënyrë që të këpusim zinxhirin e infektimeve nga COVID-19.

Ajo shkruan se duhet t’i bashkohemi sakrificës së ekipeve mjekësore që janë në vijën e parë të frontit, në betejën e përditshme me virusin e rrezikshëm, për të shpëtuar jetë.

“T’i bashkohemi sakrificës së ekipeve mjekësore që janë në vijën e parë të frontit, në betejën e përditshme me virusin e rrezikshëm, për të shpëtuar jetë.
Me bashkëpunim e solidaritet, duke mos e ulur për asnjë moment vigjilencën, të këpusim zinxhirin e infektimeve.”, shkruan ajo.