Futboll femrat/ Fundjava sjell çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana AS-Teuta është çerekfinalja e dytë, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë për femra. Ndeshja që do të luhet ditën e nesërme në kryeqytet do të përcaktojë gjysmëfinalisten e dytë, duke qenë se ndeshjet zhvillohen me eliminim direkt në fushën e skuadrës më të fortë në renditje.

Teuta vjen në këtë çerekfinale pas fitores në Durrës kundër korçareve të Skënderbeut, ndërsa Tirana AS është kualifikuar direkt në çerekfinale, duke qenë se ishte e pozicionuar në katër vëndet e para në kampionat.

Dy ndeshjet e tjera të vlefshme për këtë fazë do të luhen në datat 3 dhe 4 mars, për shkak të grumbullimit të Kombëtares shqiptare të femrave në Ulqin, ku janë ftuar 21 futbolliste të cilat janë pjesë e skuadrave të kampionatit shqiptar. Partizani, pas fitores me AAS do të ketë përballë Tiranën, në derbin e dytë zyrtar mes këtyre dy skuadrave në historinë e futbollit shqiptar të femrave, ndeshje që do të zhvillohet në datën 3 mars në Tiranë. Më 4 mars, Apolonia do të presë Kinostudion në Fier, ndeshje e cila do të përcaktojë edhe gjysmëfinalisten e katërt të këtij edicioni të 12-të të Kupës së Shqipërisë.

Gjysmëfinalistja e parë e këtij edicioni është Vllaznia, që mundi javën e shkuar Juban Danjën në Shkodër, me rezultatin e thellë . Vllaznia do të presë në gjysmëfinale fituesen e çiftit Tirana-Partizani në shtëpi ndërkohë që gjysmëfinalija tjetër do të përcaktohet nga fitueset e çifteve çerekfinaliste Apolonia-Kinostuio dhe Tirana AS-Teuta, ndeshje e cila do të luhet në fushën e çiftit të parë.

Të fundit

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u...

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartë më...

Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion

McLaren ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar një ‘dopietë’ të çmuar me Lando Norris në vend të parë dhe Oscar...

Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit. Flakët janë përhapur me...

Gjermani, mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është rritur në 25 përqind, sipas një sondazhi nga firma e hulumtimit të...

Lajme të tjera

Web TV