Përfundon shqyrtimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-anëtarin e KPA, Luan Daci.
Vendimi do të jepet më datë 8 mars në orën 11:00. Luan Daci kërkon pafajësinë, ndërkohë që SPAK kërkon të lihet në fuqi të dënimit me 6 muaj, të cilët u konvertuan në dënim me kusht, e ku Daci duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Daci u dënua pasi falsifikoi dokumentet për të fituar të drejtën që të bëhej anëtar i KPA-së