Mjeku i njohur humbi betejën me Covid-19, pas pak ditësh ndërron jetë edhe bashkëshortja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth tre javë pas ndarjes nga jeta të neuropsikiatrit Hiqmet Shqerra për shkak të COVID, ka ndërruar jetë edhe e shoqja. Lajmin e ka bërë me dije i biri me anë të një statusi në rrjetet sociale. Përmes një dedikimi prekës ai shkruan se prindërit e tij nuk mundën të qëndronin të ndarë për shumë gjatë ndërsa premton se do të ndjekë hapat e tyre duke mbajtur larg emrin e të ëmës dhe të atit me respekt.

“Lamtumire mama. Tani je afer burrit tend te jetes qe aq shume e ke dashur dhe respektuar. Dashuri idilike e juaja. Nuk mundet te rrinit te ndare per shume kohe.Me keni lene uraten te dy dhe do te me mbroni e drejtoni nga lart duke qene engjejt e mi mbrojtes.

Premtoj qe do ndjek gjurmet tuaja e do mbaj lart emrin e babait dhe te mamase siç me keni edukuar ju me dashuri me pune me respekt me fisnikeri me ndershmeri me perulesi e me vete permbajtje. Ju qofte dheu i lehte te dyve!”, shkruan ai.

Neuropsikiatri i njohur Hiqmet Shqerra u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Gjatë eksperiencës së tij 56-vjeçare si mjek neuropsikiatër, Shqerra dha një kontribut shumë të rëndësishëm në trajtimin dhe kurimin e qindra pacientëve shqiptarë me probleme të shëndetit mendor.

Për 20 vite drejtoi Spitalin psikiatrik të Elbasanit ku u shqua për aftësitë e veçanta profesionale dhe komunikimin e jashtëzakonshëm human me pacientët, familjarët dhe të gjithë komunitetin.

Të fundit

Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u...

Historike! Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Shqipëria do të presë e Samitin e NATO-s, në vitin 2027, duke shënuar herën e parë në historinë e vendit tonë që Tirana do...

Vila, makina e truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i sekuestrohet pasuria

Një mori pronash, përfshirë këtu godina banimi dhe truall toke, por edhe makina, i janë sekuestruar një 45-vjeccari nga Gjirokastra. Operacioni për sekuestron e pronave...

Qielli shqiptar është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

Shqipëria, vendi i detit dhe maleve, po ndryshon lojën. Qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të ekonomisë, ku fluturimet drejt Tiranës...

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka vendosur të ndalojë përkohësisht importin e deleve dhe dhive të gjalla nga Maqedonia e Veriut, pas...

Lajme të tjera

Web TV