“Po ndërtojmë 160 shkolla”/ Ahmetaj uron 7 marsin nga kantieri i ”Hasan Voglit” në Tiranë: Në qershor e përmbyllim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka uruar 7 marsin për mësuesit nga kantieri i shkollës ”Hasan Vogli” në Tiranë.

Ahmetaj thotë se arkitektura e shkollës është shumë interesante pasi ka qenë me 7 klasa, dhe tani do të jetë me 20 klasa pavarësisht se vendi ndodhet mes pallateve.

Ai thotë se në fund të marsit përmbyllet pjesa e parë, kurse në qershor gjithë shkolla ndërsa më pas godina është gati të presë nxënësit në shtator-tetor për sezonin e ri mësimor.

”Një zgjidhje shumë interesante arkitekturore në mes të pallateve. Shkolla ka qenë e vogël me 7 klasa. Do të jetë me 20 klasa, me palestër të madhe, me ambiente teknike, laborator, për 600 nxënës dhe fëmijë të parashkollorit. është shkollë komunitare mes pallateve, ku zgjidhjet kanë bërë të mundur që jo vetëm të kenë ambientete shkollës por edhe oborrin tradicional. Në fund të marsit do ta kemi të mbyllur karabinanë. Në qershor do kemi të mbyllur gjithë shkollën. Në shtator-tetor pret nxënësit, shkollë moderne.
Po ndërtojmë 160 shkolla së bashku. Në gjithë ato që po ndërtojnë donatorët, janë 160 shkolla. Vetëm buxheti po ndërton 79 shkolla. Kemi 23 shkolla në Tiranë që ndërtohen brenda programit të Rindërtimit. Ndjesë shumë qytetarët që i bezdisim me zhurmën. ”- tha Ahmetaj.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV