Përplasjet mes bandave në Lushnje, 4 të vrarë dhe disa atentate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enver Boriçi është viktima e fundit e atentateve mafioze që kanë shoqëruar Lushnjen gjatë viteve të fundit.

Më parë është ekzekutuar Besmir Hida, ndërkohë që në një atentat të ngjashëm ishin eleminuar dhe nipi i tij Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, te ekzekutuar dy vite me pare ne Lushnje

Vrasja e Latifit dhe Hoxhës ndodhi vetëm pak metra larg rajonit të policisë së qytetit në një zonë të populluar dhe orar kur rrugët janë plot me njerëz, raporton abcnews.al.

Për ngjarjen e rëndë që u quajt edhe si masakra e Lushnjes, policia shpalli në kërkim dy persona, pikërisht Orges Bilbilin dhe Laert Haxhiun, dy personazhe të njohur të nëntokës në këtë qytet.

Këta të fundit kanë qenë akuzuar edhe më parë për krime të tjere, por policia nuk ka arritur asnjëherë t’i kapë.

Ndërkohë Boriçi, njëlloj si Hida u vra sot në lokal teksa ishte duke pirë kafenë e mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar, ngjarje kjo që tronditi sërish qytetin e Lushnjes.

Ngjarja e sotme dyshohet se lidhet me hakmarrjet mes grupeve rivale në qytetin e Lushnjes dhe rikthimin në aktivitet të plotë të njërës prej bandave më të njohura të qytetin, ndërkohë që drejtuesit janë në burg.

Ndërkohë disa atentate kanë ndodhur në Lushnje vitet e fundit, ku dyshohet se është e njëjta dorë.

Të fundit

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës –...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Lajme të tjera

Web TV