Kush janë 11 emrat e rëndësishëm në PD që mbetën jashtë listës së kandidatëve për deputetë

Në listën zyrtare të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, bie në sy mungesa e disa emrave aktivë në këtë forcë politike.

Në krye të listës, Basha ka vendosur drejtuesit politikë të qarqeve. Veçanërisht në Tiranë, vendet e sigurta janë zënë nga aleatët e Bashës, si Fatmir Mediu, kreu republikan, Shpëtim Idrizi i PDIU-së së bashku me Mesila Dodan, Vangjel Dulen e PBDNJ-së dhe Dashamir Shehin e LZHK-së.

Ndërsa kreu demokristian Nard Ndoka është renditur në një zonë thuajse të pasigurt.

Jashtë listës janë lënë disa emra të rëndësishëm në Partinë Demokratike, Si Luciano Boçi, Genc Pollo, Endri Hasa e të tjerë.

Lista me emrat e ish-deputetëve që nuk u përfshinë në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së:

Luciano Boçi

Genc Pollo

Hekuran Hoxhalli

Klevis Balliu

Andon Frrokaj

Romeo Gurakuqi

Lorenc Luka

Halim Kosova

Xhemal Gjunkshi

Florion Mima

Endri Hasa