Të krishterët mund ta përdorin fjalën “Allah”, vendi që merr vendimin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatë në Malajzi përmbysi një politikë të qeverisë, të vjetër me dekada, e cila i ndalon josmyslimanët të përdorin fjalën “Allah” për t’iu referuar Zotit.

Vendimi i Gjykatës së Lartë në Kuala Llampur është pjesë e një rasti të ngritur nga Jill Ireland, një e krishterë malajziane.

Trembëdhjetë vjet më parë, zyrtarët në aeroport i konfiskuan asaj disa materiale fetare që përmbanin fjalën “Allah”.

Ireland, pjesëtare e një grupi autokton, nisi më pas sfidën ligjore kundër ndalesës, e cila daton nga viti 1986.

Pas shtyrjeve të vazhdueshme, Gjykata e Lartë ka dalë në krah të saj, duke konstatuar se ajo ka të drejtë të mos përballet me diskriminim, për shkak të besimit të saj.

Gjykatësi ka vendosur po ashtu se ndalimi i të krishterëve për të përdorur fjalën “Allah” është “i paligjshëm dhe antikushtetues”, tha avokati i Irelandit, Annou Xavier.

Kushtetuta e Malajzisë garanton lirinë e fesë. Të krishterët në Malajzi thonë se e kanë përdorur fjalën “Allah” për shekuj me radhë.

Të fundit

TikTok gjobitet me 530 mln nga BE për transferim të paligjshëm të të dhënave në Kinë

ByteDance Ltd., kompania mëmë e TikTok, është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 530 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian,...

Rreziku i fshehur brenda një pjate/ Çfarë hanë kardinalët gjatë konklavës?

Për më shumë se 750 vjet, rregullat strikte kanë përcaktuar se çfarë kardinalët mund të hanë dhe çfarë jo për të penguar mesazhet e...

Greqia, gangrena e zarfeve të KQZ-së

Eduard Zaloshnja Nëntë ditë para zgjedhjeve të 11 majit, plot 26500 zgjedhës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit nuk i kanë marrë ende zarfet...

Veprime të dhunshme ndaj vajzës së partnerit/ Procedohet penalisht Genta Gjalpi

TikTok-erja Genta Gjalpi është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas publikimit në rrjet të një video ku shfaqet duke kryer veprime të dhunshme...

Trump bën ndryshime të rëndësishme në ekipin e tij të ngushtë

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka larguar këshilltarin e tij për siguri kombëtare, Mike Waltz, dhe e ka emëruar sekretarin e Shtetit, Marco Rubio,...

Lajme të tjera

Web TV