Trajneri i Kukësit, Mirel Josa: Respekt për Apoloninë, por na duhen pikët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të javës së 24-t të Kategorisë Superiore, Kukësi do të përballet me Apoloninë, në takimin që do të luhet të premten në Stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 13:00. Dhe trajneri Mirel Josa është i qartë, teksa thotë se Kukësi ka nevojë për pikë. Verilindorët, në 4 ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm dy pikë (dy barazime, dy humbje), shumë pak për një skuadër me pretendime të qarta: të paktën të zërë një vend në Kupat e Evropës.

Duke folur në prag të kësaj përballjeje, Josa e vlerëson Apoloninë, si çdo kundërshtar tjetër, por pikët janë një domosdoshmëri. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme, si për ne ashtu dhe për Apoloninë, – ka deklaruar ai. Kjo për vetë nevojën që kanë të dy skuadrat për pikë. Ne duhet të tregojmë respektin karshi kundërshtarëve, qoftë Apolonia apo çdo skuadër tjetër. Duke respektuar kundërshtarët, ne respektojmë edhe punën tonë.”

“Nuk duhet të qëndrojmë te ndeshjet e kaluara, të shohim ndeshjen me Apoloninë, që është e karikuar në këtë periudhë, – ka vijuar 57-vjeçari kryeqytetas. – Kërkon pikët e veta, ka nevojë për to. Këto pikë i duam gjithashtu edhe ne. Është një ndeshje ku nuk ka fare rëndësi pozicioni i skuadrave në renditje, ka rëndësi vazhdimësia e dy skuadrave. Mungesa e Gashit? E kam thënë edhe më parë, njëherë na ka munguar Ibraimi, pastaj Eze dhe Gashi.”

“I kemi përballuar gjatë kësaj kohe, edhe pse kemi pasur problemet tona, – ka theksuar Josa. – Normal që dua t’i kem të gjithë lojtarët në dispozicion. Pjesa tjetër e skuadrës është e kompletuar. Kemi nevojë për rikuperimin fizik të lojtarëve. Apolonia luajti me Laçin dhe ne në Shkodër, dy ndeshje shumë të forta. Rikuperimi fizik është kryesori”.
“Ne favoritë? Jo, fare. Nuk i shikoj pozitat në renditje. Nëse respekton kundërshtarin, atëherë ke respektuar punën tënde: kjo është teoria ime e punës”.

Lexo edhe :  Ndër lëvizjet më surprizuese të merkatos, Xavi Simons firmos me Tottenhamin

Në fund trajneri i Kukësit ka folur edhe për çështjen “Limaj”. “Nuk merrem me individë, më intereson skuadra, – ka këmbëngulur Mirel Josa. Limajt i është dhënë shansi për të luajtur, mund t’i jepet përsëri në varësi të zhvillimit të ndeshjes. Mua më intereson si do të shkojë skuadra dhe çfarë rezultati do të marrë”.

Të fundit

Sondazhi: Shqipëria, më entuziastja për anëtarësimin në BE

Një sondazh i publikuar së fundmi nga Eurobarometri tregon se 56% e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor...

Fermeri italian që kultivon grurë në Vlorë: Do iki nga Shqipëria!

Prej shtatë vitesh, në fshatin Vllahinë të Vlorës jeton e punon Michele Ricci, një fermer italian i martuar me shqiptare. Ai investoi në Vllahine...

Jorida Tabaku jep alarmin: Shqiptarët po humbasin…

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në platformën “Facebook”, shprehet e indinjuar duke thënë se as turizmi...

Çmimi i arit prek rekorde të larta historike

Çmimi i arit ka prekur një nivel tepër të lartë historik, ndërsa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë mes një pasigurie ekonomike...

Irlanda dënon gjenocidin në Gaza ndërsa përfiton nga obligacionet e luftës së Izraelit

Qeveria ime i bën vetëm shërbim me fjalë Palestinës, por mbetet bashkëfajtore. Si shumë qytetarë irlandezë, unë refuzoj të bëj të njëjtën gjë. Naoise Dolan* Qindra...

Lajme të tjera

Web TV