Presidenti i FSHF-së, Duka: Gravina, mbështetës i Shqipërisë, meriton mbështetje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I pyetur nëse e shikon komunitetin shqiptar si faktor në UEFA, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit u përgjigj se në UEFA interesat janë të përbashkëta për të mirën e futbollit. “Ne nuk i ndajmë në shqiptarë, francezë apo spanjollë, – ka këmbëngulur kreu i organizmit që qeveris futbollin në vend. – Ne jemi pjesë e të njëjtës organizatë, e cila quhet “UEFA”. Kemi interesa të përbashkëta të lojës, ashtu siç kemi edhe interesa të ndara.”

“Kur flitet për interesat e Federatave që drejtojmë, është i ndarë, pavarësisht se Sejdini është shqiptar, por përfaqëson Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu edhe presidenti Gravina që përfaqëson Italinë. Por kur flitet për interesat madhore të lojës që ne përfaqësojmë, ne jemi solidarë, siç e tha edhe presidenti Gravina”.- theksoi Duka. Më tej, presidenti i FSHF-së shprehu mbështetjen e tij për presidentin Gabriele Gravina në UEFA dhe e uroi sërish në rizgjedhjen e tij si President i Federatës Italiane.

“Pa dyshim që do ta mbështes Presidentin dhe mikuj tim, Gravina, dhe e kam për nder që e kam mbështetur, jo thjesht sepse është sot këtu, por sepse është një njeri që e meriton, – ka thënë kreu i organizmit që qeveris futbollin në vend. – E kam uruar jo vetëm në formë protokollare por e kam uruar me shpirt në rizgjedhjen e tij në krye të Federatës Italiane sepse ka bërë ndryshime dhe projekte zhvilluese për të ardhmen e futbollit italian, të cilat janë të prekshme.”

“Pa dyshim që epidemia ka penguar edhe atje si në të gjithë Evropën dhe Gabriele Gravina është një person që mund ta ndihmojë shumë UEFA-n. Këtu nuk bëhet fjalë për interesat individuale, por besoj se një president i një Federate relativisht të madhe siç është Italia, nuk është se ka çfarë merr nga UEFA, por më shumë i jep UEFA-s. UEFA ka nevojë për persona të tillë”, – vijoi presidenti i FSHF-së. Komentet e kreut të qeverisë së futbollit shqiptar u bënë gjatë vizitës zyrtare të 3 homologëve fqinjë.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV