Zgjatet bllokimi në Greqi, këto janë zonat e kuqe deri më 22 mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet greke të shëndetësisë kanë vendosur të mbajnë në fuqi edhe për një periudhë tjetër 2-javore masat ndaj pandemisë. Vendimi vjen për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Lajmi u konfirmua nga zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias përmes një konference për shtyp, shkruan Protothema.

Hardalias njoftoi zyrtarisht shtrirjen e bllokimit në Atikë dhe 18 zona të tjera, përfshirjen në “në zonë e kuqe” të tetë zonave të tjera deri më 22 mars dhe ndërprerjen e mësimit në të gjitha shkollat, të të gjitha niveleve, në të gjithë vendin per dy javë.

Nuk lejohen:

-Lëvizjet në zona të tjera.

-Lëvizjet për ushtrime ose shëtitje me kafshë, vetëm në këmbë ose me biçikletë.

-Ndalimi i trafikut zbatohet normalisht. Nga kjo fundjavë, në Atikë dhe Selanik, ndalimi fillon në 19:00 pasdite.

Zonat e kuqe mbeten: Rajonet e Atikës, Etoloakarnania, Viotia, Evia, Fthiotida, Fokida, Argolida, Arcadia, Korinth, Selaniku, Arta dhe Thesprotia, Heraklion, Samos, Lefkada, komuna e Kalymnos, komuna e Kalymnos dhe komuna e Anogjisë.

Nga nesër, zonat e mëposhtme përfshihen gjithashtu në “të kuqe”, deri më 22 mars: Njësitë rajonale të Halkidiki, Evritania dhe Lesvos, por edhe komunat e Janinës dhe Metsovo, Katerini, Chania dhe komuna e Skiathos. Pjesa tjetër e vendit është në “të kuqe”.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV