Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë. Artan Kaboçi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë në Divjakë. Efektivët e policisë kanë shkuar që ta shoqërojnë për një problem në banesën e tij në Mëhallëz.
Në këtë moment Artan Kaboçi ka hapur zjarr ndaj efektivëve të policisë, por fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur. Nga të dhënat parapraket mësohet se Kaboçi ka marrë makinën e policisë dhe ka tentuar të largohet por është kapur nga forcat RENEA.