Italia me masa të reja/ Kryeministri Draghi jep alarmin: Jemi në mesin e një vale të re të COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dyqanet, restorantet dhe shkollat do të mbyllen në pjesën më të madhe të Italisë duke nisur nga e hëna.

Kjo masë vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Mario Draghi, për një valë të re të shpërthimit të COVID-19 në vend. Në prag të Pashkëve, pra nga 3-5 Prill, do të ketë një mbyllje totale të vendit. Italia, e cila është shteti i parë Evropian që vendosi bllokimin e parë kombëtarë, në fillim të pandemisë, po lufton ende me një përhapje të madhe të koronavirusit. Deri më tani, vendi ka raportuar më shumë se 100 mijë vdekje nga virusi, duke u kthyer kështu në vendin e dytë për vdekjet e shënuara në Evropë pas Britanisë së Madhe.

Fushata e vaksinimit përtej Adriatikut po kalon mes pengesave të shumta. Kompania anglo-suedeze AstraZeneca, ka njoftuar vendet që kanë porositur vaksinën prej tyre se do të ketë vonesa në furnizim, duke fajësuar për këtë, kufizimet e eksportit të vendosura nga disa vende. Deri më tani, kujtojmë se Bullgaria, Danimarka dhe Norvegjia kanë ndaluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca, për shkak të frikës se mund të shkaktojë mpiksje gjaku.

Megjithatë, përtej pretendimit të këtyre shteteve, Organizata Botërore e Shëndetit, theksoi përmes një dalje publike, se deri më tani nuk ka asnjë tregues se kjo mund të jetë e vërtetë.

Cilat do të jenë rregullat e reja në Itali?

Duke nisur nga e hëna, shkollat, dyqanet dhe restorantet do të mbyllen në pjesën më të madhe të territorit të vendit, duke përfshirë dy qytetet më të populluara të vendit, Romën dhe Milanon. Banorëve në këto zona, do u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe do të lejohen të dalin veç për punë, arsye shëndetësore apo arsye të tjera thelbësore. Kufizimet shtesë do të zgjasin deri për Pashkë dhe gjatë fundjvës së Pashkëve, me urdhër të kryeministrit Draghi, i gjithë vendi do të kthehet në “zonë të kuqe”.

Lexo edhe :  Kina prezanton makinën e parë fluturuese elektrike

“Unë jam i vetëdijshëm se kufizimet e ndërmarra do të sjellin pasoja në arsimimin e fëmijëve, në ekonomi dhe shëndetin mendor të të gjithëve. Por ato janë të nevojshëm për të shmangur një përkeqësim të situatës që do të kërkonte masa akoma dhe më strikte”, u shpreh kryeministri Italian.

Ishulli i Sardenjës është i vetmi rajon ku shkalla e infektimit është e ulët. Vlen për t’u përmendur se deri më tani, Italia ka shënuar 3.2 milion infektime që nga shpërthimi i pandemisë 1 vit më parë.

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV