Vjen lajmi i shumëpritur/ Shkencëtarët gjejnë kurën efektive kundër Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajm i mirë nga Izraeli që mund të përmbysë kursin e sëmundjes Covid-19. Së bashku me antitrupat monoklonalë, të përcaktuar nga ekspertët si “revolucionarë”, sepse ata janë në gjendje të shërojnë edhe pacientët e prekur më rëndë nga sëmundja, tani mund të ekzistojë edhe një ilaç që jo vetëm premton shumë, por madje mund të hyjë në histori si ilaçi i parë i vërtetë kundër koronavirusit.

Ilaçi quhet EXO-CD24 dhe është zhvilluar nga studiues nga Qendra Mjekësore Sourasky në Tel Aviv.

Shkencëtarët izraelitë kanë deklaruar se ky ilaç është në gjendje të trajtojë edhe raste të rënda të Covid.

Sipas studimit klinik të kryer, 29 nga 30 pacientë me raste të koronavirusit të moderuar deri në atë të rëndë u trajtuan me EXO-CD24 dhe raportuan një shërim të qartë në vetëm 2 ditë.

Një efektivitet prej 96.6%. Pacienti i 30-të gjithashtu u shërua, por pas një periudhe më të gjatë. Me pak fjalë, rezultate vërtet të jashtëzakonshme.

Ilaçi, i zhvilluar nga profesori Nadir Arber i Qendrës së Parandalimit të Kancerit, është në gjendje të luftojë stuhinë e frikshme të citokinës, një sindromë sistematike inflamatore kërcënuese për jetën, në të cilën sistemi imunitar del jashtë kontrollit dhe fillon të sulmojë qelizat, duke prekur mushkëritë. Kjo ndodh në 5-7% të pacientëve me Covid-19 dhe duke shkaktuar shumë vdekje.

Ilaçi merret nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes, një herë në ditë, në një procedurë që zgjat vetëm disa minuta, për 5 ditë. Proteina gjendet në sipërfaqen e qelizave dhe ka një rol të njohur dhe të rëndësishëm në rregullimin e sistemit imunitar, duke ndihmuar në “qetësimin e tij” dhe ndalimin e “stuhisë”.

Lexo edhe :  “Fillon të çmendesh”/ Dëshmia e australianit që mbijetoi pesë vjet në një burg kinez

Bazohet në ekzozomet që trupi çliron nga membrana qelizore dhe i përdor për komunikim ndërqelizor.

“Ne i pasurojmë ekzozomet me proteinën 24CD, e cila dihet se luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e sistemit imunitar”, shpjegoi drejtori i laboratorit të Arbërit, Shiran Shapira, i cili ka studiuar proteinën CD24 për dekada.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV