Basha ‘bëhet lëmsh’ në Laç: Pelegrinazhi i Kishës së Laçit mbaron në 12 qershor…më falni më 13 (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka mbyllur takimet e sotme në Kurbin. Lideri i PD u prit nga një numër i madh qytetarët, të cilët ishin grumbulluar në shkelje të rregullave anti covid.

Në fjalën e tij, Basha përmendi po ashtu se kjo e martë është e shenjtë për besimtarët katolikë, por, siç duket i emocionuar nga pritja, bëri një lapsus.

Kryedemokrati ngatërroi datën e përfundimit të pelegrinazhit, me atë të ditëlindjes së tij më 12 qershor.

“Kurbini sot është plot se është e marta e Shna Ndout. Ajo që duhet të ishte një kafe me 3-4 katër drejtues, është kthyer në një bashkim të madh të kurbinasve. Në emër të kurbinasve, sonte rastësisht, absolutisht rastësisht, takim i paplanifikuar nuk e shlyen borxhin për të ardhur këtu dhe për të prezantuar kandidatët tanë që janë mirëpritur. Ju përshëndes këtë të martë të shenjtë. Është e marta e parë e Shna Ndojit, që do përfundojë peligrinazhin më 12 qershor, me 13 se e ngatërrova. Me 12 është ditëlindja ime. S’të lë Bujari të gabosh.”, tha Basha, i cili e korrigjoi gabimin.

 

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV