Merret vendimi: Në Shqipëri do vazhdojë vaksinimi me AstraZeneca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i vaksinimit me produktin e AstraZeneca-s do të vijojë në vendin tonë. Komiteti Kombëtar i Imunizimit dhe Vaksinimit u mblodh mbrëmjen e sotme për të diskutuar për procesin e vaksinimit me dozat e të AstraZeneca në vendin tonë.

Një numër i madh vendesh janë duke e pezulluar përdorimin e kësaj vaksinë, për shkak të disa raportimeve, sipas të cilave, si efekt anësor ajo shkakton mpiksje të gjakut.

Mësohet se është marrë vendimi në fund të mbledhjes që të vijohet me dozat e vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca.

Vaksinat e prodhuara nga AstraZeneca kanë nisur të administrohen prej disa ditësh në vendin tonë, kryesisht tek stafet pedagogjike. Nuk munguan edhe ata që ngurruan të vaksinoheshin pasi besueshmëria ndaj kësaj vaksine ka rënë ndjeshëm.

Kurse, gjatë një bisedimi të shkurtër me mësuesit që sapo kishin marrë vaksinën, kryeministri Edi Rama u ka thënë se nuk duhet të shqetësohen pasi sipas tij po ndiqet strategjia e shumë vendeve të cilat nuk kanë marrë nga seria e dyshuar e AstraZeneca. Më tej ai ka shtuar se nuk ka asnjë evidencë që ka probleme, ndërsa si shembull ka sjellë Britaninë e Madhe duke thënë se atje ka pasur miliona vaksinime dhe nuk është shfaqur asnjë shqetësim.

Të fundit

“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

Ushtria izraelite ka rikthyer ndalimin e qasjes në Detin Mesdhe përgjatë Rripit të Gazës, një kufizim që është teknikisht...

Si ia doli Greqia të ringrihej nga gremina ekonomike

Në vitin 2011, Dimitra Plagkou përjetoi një nga momentet më të errëta të jetës së saj: e zhytur në borxhe, me biznesin e saj...

Kujtim Gjuzi iu bashkohet banorëve të Thethit: Shyqyr deri tani s’ka gjak, ndryshe…

Disa banorë të Mirditës kanë shkuar drejt fshatit turistik të Thethit për t’u solidarizuar me banorët, të cilëve u janë shembur objektet pa leje...

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Mallakastër, mbi 100 hektarë të djegura

Vatrat e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës janë riaktivizuar, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe të gjera me ullishte, drurë dhe shkurre. Sipas...

Aleksandër Nevski, “Cidi” i Rusisë mesjetare i lavdëruar nga carët, komunistët e Putini

Aleksandër Nevski (1221–1263), Princi i Madh i Novgorodit dhe Vladimirit, është i famshëm për fitoret e tij - më së shumti Beteja në Akull...

Lajme të tjera

Web TV