Putin: Përpjekja për shkarkimin e Presidentit Trump, jo bindëse!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se përpjekja për shkarkimin e Presidentit amerikan Donald Trump është jo bindëse. Gjatë konferencës së tij të fundvitit me gazetarët në Moskë ai tha se procesi për shkarkimin e presidentit është vazhdim i luftës së demokratëve kundër zotit Trump. Ai e krahasoi këtë proces me hetimin e mëparshëm në SHBA rreth një bashkëpunimi të mundshëm të kandidatit Donald Trump me Rusinë, të cilin e quajti të pabazuar.

“Është thjesht vazhdim i luftës politike. Njëra nga partitë që humbi zgjedhjet, Partia Demokrate – po provon mjete alternative për të arritur rezultat duke akuzuar zotin Trump se ka bashkëpunuar fshehurazi me Rusinë. Më vonë doli se nuk kishte patur një bashkëpunim të tillë, pra kjo nuk mund të përdorej si bazë për ta shkarkuar presidentin. Kështu që ata dolën me një argument tjetër, me një lloj presioni ndaj Ukrainës,” tha presidenti rus. Zoti Putin parashikoi se mocioni për shkarkimin e Presidentit amerikan do të hidhet poshtë nga Senati.

Presidenti rus foli edhe për çështje të tjera. Ai tha se Rusia është e gatshme të bjerë dakord mbi një traktat të ri armësh START me Shtetet e Bashkuara, por ndaj propozimeve ruse nuk ka pasur asnjë përgjigje. Ai tha se pa një traktat të tillë, nuk ka asnjë mekanizëm tjetër që do të kufizonte një garë armatimesh dhe se kjo është është diçka e keqe.

Duke folur për ngrohjen globale, zoti Putin tha se Rusia po ngrohet mëse dy herë më shpejt sesa mesatarja globale. Ai shtoi se ngrohja globale mund të kërcënojë disa qytete arktike ruse. Rusia, tha ai, i është përmbajtur marrëveshjes së Parisit që synon të ngadalësojë ngrohjen globale. Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se faktorët e ndryshimit global të klimës mbeten të panjohur dhe të vështirë për t’u parashikuar. Konferenca vjetore për shtyp e zotit Putin është e njohur për kohëzgjatjen e saj. Konferenca e vitit 2008 shënoi një rekord prej katër orësh e 40 minuta./VOA

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV