Vllaznia vendos ekipin në “shërbim prove”, 3 ndeshje në dispozicion për “të shpëtuar” nga gjobat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjobitet stafi teknik dhe skuadra, por ka 3 ndeshje në dispozicion për “të shpëtuar”. Klubi i Futbollit “Vllaznia” ka bërë të ditur të enjten se janë gjobitur stafi teknik, por edhe edhe lojtarët, pas paraqitjeve zhgënjyese të javëve të fundit. Megjithatë, nëse kuqeblutë reagojnë dhe u rikthehen rezultateve pozitive të dy fazave të parë, drejtuesit e klubit do të anulojnë vendimet e marra.

Përtej zhurmës që u krijua, fillimisht me shkarkimin dhe më pas me rikthimit në detyrë të trajnerit Tomas Brdariç, nuk ka kaluar edhe aq lehtë gjendja tek Vllaznia. Vazhda e dobët dhe tepër zhgënjyese e ndeshjeve të fundit në kampionat për kuqeblutë, me vetëm 7 pikë të marra në 9 ndeshje, pra, nga nga 27 pikë të mundshme i ka kushtuar kreun e renditjes ekipit shkodran.

Fillimisht u mësuar se trajneri Brdariç është gjobitur me 150,000 lekë, për shkak të rezultateve negative, por tanimë është mësuar se janë marrë masa edhe për lojtarët, aktorët kryesorë të sukseseve apo dështimeve. Me anë të një komunikate zyrtare, Vllaznia, edhe pse nuk përmend shifra, thekson se janë gjobitur edhe lojtarët, me qëllimin për të sjellë reagimin dhe realizimin e objektivit, sigurimin e vendit të Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm.

Nëse kuqeblutë reagojnë dhe u rikthehen rezultateve pozitive të dy fazave të parë, drejtuesit e klubit do të anulojnë vendimet e marra. “Klubi i Futbollit “Vllaznia”, pas rezultateve të dobëta të ekipit në ndeshjet e fundit të shoqëruara me performancë të dobët, analizoi me qetësi përgjegjësitë për të gjithë stafin teknik si dhe lojtarët e aktivizuar, – shkruhet në njoftimin e klubit shkodran, të postuar në profilin e vet në rrjetet sociale.
Një njoftim që më tej vijon: “Duke qenë se në asnjë rast penalizimi nuk përbën qëllim në vetvete kemi marrë masa disiplinore dhe sanksione financiare me kusht që të ketë një mobilizim të gjithanshëm për rikthimin tek rezultatet pozitive ndaj stafit teknik dhe disa prej lojtarëve të cilët besojmë se kanë të gjithë potencialin dhe mundësitë e duhura për të arritur objektivin që klubi i ka vënë vetes pjesëmarrjen në Kupat e Evropës.”
“Të gjitha masat paralajmëruese ndaj stafit teknik dhe lojtarëve nuk do të aplikohen nëse ekipi në ndeshjet kryesore në vazhdimësi do të arrijë të marrë rezultate pozitive të cilat rrisin besimin tek publiku dhe garantojnë objektivin sportiv”, – përfundon njoftimi Klubit të Futbollit “Vllaznia”.

Lexo edhe :  Prapaskena: Lookman kishte kërkuar të mos shitej tek asnjë ekip italian?

Sidoqoftë, skuadra shkodrane ka hedhur një hap në drejtimin e duhur në mesjavë, duke mundur minimalisht Korabin dhe duke siguruar vendin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Por vendimtare do të jenë 3 sfidat e radhës në kampionat, ajo kundër Kastriotit në fundjavë në Kamëz, por edhe dy sfidat e hekurta të 10-ditëshit të parë të prillit, me Partizanin në shtëpi dhe me Laçin në fushën e këtij të fundit.
Lajmi i mirë për shkodranët është që përballjet me dy rivalet e kreut luhen pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares dhe trajneri Brdariç do ta ketë grupin të plotë.

Të fundit

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit afrikan, sa do të shënojë termometri ditën e diel

Ditën e diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

Jahti luksoz i Abdullah bin Zayed Al Nahyan ankorohet në Dhërmi!

Ditën e sotme, jahti luksoz Opera në pronësi të sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan,  Ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe...

Momente dramatike në futboll, tifozët sulmojnë me fishekzjarre lojtarët në fushë

Futbolli bëhet gjithnjë e më i dhunshëm në shkallët e stadiumeve. Momente dramatike në fund të ndeshjes së futbollit bolivian midis The Strongest dhe Blooming. Në fishkëllimën...

Zjarr masiv në fshatin Bolenë, rrezikohen banesat dhe varrezat

Një vatër e madhe zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në fshatin Bolenë, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe varrezat e fshatit. Flakët, të favorizuara nga...

“Bëra detyrën, nuk jam hero”, flet efektivi i policisë që shpëtoi 3 qytetarë

Një ditë pas aksidentit të rëndë në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës” , polici i qarkullimit Klajdi Mustaj rrëfen momentet ku rastësisht...

Lajme të tjera

Web TV