Nuk ka më panik, EMA jep “ok” për AstaZeneca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

 

Vaksinat “AstraZeneca” që erdhën para një jave në Shqipëri ngjallën dyshime tek mësuesit, të cilët ju erdhi radha të vaksionoheshin. Shumë prej tyre u vaksinuan, por shumë të tjerë hezituan të marrin vaksinën, meqë shumë vende të Evropës e ndaluan atë. Lajmi i mirë erdhi. “AztraZeneca” nuk shfaq komplikacione duke vijuar sërish vendet që “e braktisën” ta rifillojnë fushatën e vaksinimit. Dje Agjencia Europiane e Barnave ka dalë në përfundimin se vaksina “AstraZeneca” do të vazhdojë të injektohet, pasi nuk paraqet rrezik për qytetarët. Sipas Agjenncisë, vaksina nuk shoqërohet me një rritje të përgjithshme të rrezikut të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut. “Kemi mbërritur në një konkluzion të qartë shkencor. Astra-Zeneca është një vaksinë e sigurtë dhe efektive. Përfitimet janë shumë herë më të mëdha se sa risqet. Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut. Provat në botën reale, sugjerojnë që vaksina ka një efektshmëri edhe më të lartë se sa ajo e treguar gjatë testeve”, thuhet në deklaratën e EMA. Në këtë kontekst Agjencia e Barnave ju ka bërë thirrje qytetarëve që ta marrin vaksinën. “Në fushatat e gjera të vaksinimit, është e zakonshme që vendet e ndryshme të sinjalizojnë efekte të mundshme negative pas imunizimit”, tha organizata në një deklaratë për të “justifikuar” sjelljen e 24 vendeve europiane që braktisën procesin. Sipas saj, jo domosdoshmërish problemet që ndodhin janë të lidhura me vaskinën. “Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se incidentet janë të lidhura me vetë vaksinimin, por është praktikë e mirë që ato të hetohen”, thuhet në deklaratën e Agjencisë Europiane të Barnave. Pas këtij vendimi, ka ardhur dhe një reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrejte sociale, shkruan se tashmë mbetet që të mos ndërpritet procesi i vaksinimit në mënyrë që të shkëputet hallka e zinxhirit të infektimeve . “Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës “AstraZeneca”. Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita”, shkroi kryeministri Rama. Pas publikimit të këtij njoftimi nga EMA ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Në faqen e saj të Facebook ajo ka hedhur deklaratën e EMA për të qetësuar mësuesit në fillim dhe qytetarët që do të marrin injeksionin  e “AstraZeneca”. Ndërsa ministrja e Arsimit Evis Kushi në lidhje me vaksinimin e mësuesve tha se mësuesit kanë të drejtë të vendosin vetë se kur do ta marrin dozën e vaksinës. “Mësuesit kanë të drejtë që ta vendosin vetë nëse do ta bëjnë tani apo në një moment të dytë, pasi mund të ketë mësues që sapo e kanë kaluar koronavirusin. Dozat janë të mjaftueshme për të gjithë mësuesit dhe pedagogët. Është në dorën e tyre ta bëjnë tani apo më vonë. Dozat që kanë ardhur janë të certifikuara dhe monitorojmë çdo mësues”, u shpreh Kushi.

Lexo edhe :  Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

Vaksina Kineze dhe Ruse

Ambasada Kineze në Shqipëri tha se hyrja e vaksinës kineze në Shqipëri ka të bëjë me një sërë problemesh teknike, por shtoi se nëse pala shqiptare ka interes për vaksinën kineze, mund të kontaktojë direkt me kompanitë përkatëse kineze. “Kina mbështet me vendosmëri bashkëpunimin ndërkombëtar mbi vaksinën anti Covid-19. Kina dhe Shqipëria gëzojnë një miqësi tradicionale, rruga e komunikimit midis dy palëve për zhvillimin e bashkëpunimit mbi vaksinë është e hapur. Hyrja e vaksinës kineze në Shqipëri ka të bëjë me një sërë problemesh teknike. Në qoftë se pala shqiptare ka interes për vaksinën kineze, mund të kontaktojë direkt me kompanitë përkatëse kineze, ambasada kineze është e gatshme të japë asistencë të nevojshme”, tha Ambasada Kineze. Ajo tha se Kina mund të ofrojë mbështetjen e nevojshme. “Gjithashtu, kemi kënaqësi të shohim që Shqipëria të sigurojë sasi të mjaftueshme të vaksinës nëpërmjet rrugëve të ndryshme dhe kemi dëshirë për të ofruar mbështetje të nevojshme”, deklaron Ambasada Kineze.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV