Dalin rezultatet përfundimtare të amerikanëve për AstraZeneca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vaksina anti-Covid, AstraZeneca ka dalë efektive, pas provës në Shtetet e Bashkuara. Më shumë se 32,000 vullnetarë morën pjesë, kryesisht në Amerikë, por edhe në Kili dhe Peru.

Sipas rezultateve, ajo ka dalë rreth, 79% efektive kundër Covid-19 dhe e sigurt në lidhje me frikën se shkakton mpiksje gjaku, raporton BBC.

Rezultatet pozitive në SHBA, do ti hapin rrugën që vaksina të miratohet nga rregullatorët brenda muajit ose dy muajve të ardhshme.

Lajmi është konfirmuar nga hetuesi kryesor i provës së vaksinën në Universitetin e Oksfordit, profesor Andrew Pollard.

Këto rezultate janë një lajm i mrekullueshëm pasi ato tregojnë efikasitetin e jashtëzakonshëm të vaksinës në një popullatë të re dhe janë në përputhje me rezultatet e provave të udhëhequra nga Oksford. Ne mund të jemi të sigurt se do të ketë ndikim të fortë kundër Covid-19 në të gjitha moshat dhe për njerëzit e të gjitha prejardhjeve të ndryshme.

Disa vende fillimisht nuk do të autorizonin përdorimin e vaksinës tek të rriturit mbi 65 vjeç, duke përmendur mungesën e provave.

Ndërkohë, rreth një e pesta e vullnetarëve në këtë provë ishin mbi 65 vjeç dhe vaksina e dhënë si dy doza, me katër javë diferencë siguroi më shumë mbrojtje për ta sesa për grupmoshat më të reja.

 

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV