Grabiste me dhunë qytetarët nëpër Tiranë, laçiani kapet në flagrancë teksa po vidhte një grua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 27-vjeçar, banues në Laç është vënë në pranga të policisë në Tiranë, pasi vidhte nëpërmjet kanosjes qytetarët nëpër vende të ndryshme të kryeqytetit, me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” duke tentuar të vjedhë me dhunë sendet me vlerë një shtetaseje.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është autor edhe i dy ngjarjeve konkretisht :

I vjedhjes me dhunë nën kërcënimin e thikës të një shume parash dhe disa sendeve me vlerë të shtetases E. I.

Dhe tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë të shtetases M. H.

Materialet në ngarkim të shtetasit T. S. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Nuk mjafton që Berisha të japë dorëheqjen. Pyetja është: “a do të ketë garë në PD?”

Edhe nëse Sali Berisha jep dorëheqjen si kryetar i PD, nuk është ndonjë lajm domosdoshmërisht i shkëlqyer për demokratët....

50 euro për një votë, SPAK mbyll hetimet paraprake për 4 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të...

‘Cinco’, ‘bisha’, ‘lambo’/ ‘Nofkat’ e grupit kriminal që mbushën Europën me kokainë

Zbardhen detaje nga dosja e grupit të drogës që mbushi me kokainë Europën, i përbërë nga 16 anëtarë të cilët janë identifikuar që të gjithë dhe...

Mbyllja e hetimeve, reagon Meta: S’kam pasur ftesë zyrtare nga SPAK!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas mbylljes së hetimeve nga SPAK, duke deklaruar se nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare. Ai...

Xhaferraj për Berishën: Ky njeri që mbeti i sanksionuar s’e largon dot Ramën kurrë

E njohur si e paqëndrueshme prej vitesh – marrëdhënia politike me kryetarin e partisë – Ferdinand Xhaferaj i është rikthyer kërkesës së tij për...

Lajme të tjera

Web TV