Lajmi i Fundit/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet, ku një person është plagosur me armë zjarri.

Deri më tani nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e atentatit me armë. Ndërsa ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë Sanatoriumit në Sauk.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri quhet Santi Xhaferi i moshës 38-vjeç. Ai ka mbetur i plagosur në këmbë dhe u gjet nga kalimtarët në rrugë duke kërkuar ndihmë.

Ndërkaq, policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rastin.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, ka mbërritur me ambulancë në spital, jashtë rrezikut për jetën shtetasi S. Xh.,38 vjeç, i cili kishte dëmtime në kokë dhe ne këmbët, ku paraprakisht u dyshua se ishte plagosur me armë zjarri

Nga këqyrja e mëtejshme e bërë nga mjekët rezultoi se dëmtimet janë shkartuar me mjete të forta dhe jo nga armë zjarri

Ngjarja ka ndodhur ne afërsi të rrethrrotullimit të rrugës së Elbasanit në drejtim të Saukut, ku fillimisht shtetasi S.Xh, është transportuar me një automjet drejt Sanatoriumit në Sauk dhe më pas është kërkuar ndihma e ambulancës e cila e ka transportuar në SQU për ndihmë mjekësore.

Nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me një shtetas tjetër.

Personat që e kanë transportuar drejt Sanatoriumit me mjet janë shoqëruar në ambientet e Komisariat të Policisë Nr 1 për sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit

Spitali i ri i Kardiokirurgjisë, Rama: Këtu do kryhen mbi 1000 ndërhyrje në vit

Punimet në kantierin e spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë...

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë

Klima ju ndihmon të freskoheni, por nëse nuk e përdorni siç duhet, rrezikoni inflamacion të sinuseve, dhimbje koke dhe probleme me frymëmarrjen Ditëve më të...

Zbulohet shifra e bujshme, BE ofron ndihmën e radhës për Shqipërinë

Nga inovacioni, mjedisi, ndërlidhja rajonale e deri tek përfshirja sociale. 41 milionë euro do të investojë Bashkimi Evropian në 43 projekte të shpallura fituese...

Amazon pret të shkurtojë vendet e punës/ Mbështetet më shumë në Inteligjencën Artificiale

Drejtori Ekzekutiv i Amazon, Andy Jassy, tha të martën se kompania pret që Inteligjenca Artificiale “do të zvogëlojë fuqinë punëtore totale të korporatës, ndërsa...

Neutraliteti ynë në konfliktin izraelito-palestinez sjell në Tiranë Forumin për dialog

Forumi Euro-Mesdhetar që po mbahet në Tiranë dhe që ka në qendër të tij dialogun ndërkulturor dhe formësimin e rrugëve të reja për të...

Lajme të tjera

Web TV