Reforma/ Yuri Kim: Bëni si Skënderbeu, vendosni drejtësi për të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim ka treguar edhe një herë vendosmërinë e Uashingtonit që Shqipëria të zbatojë në mënyrë kategorike reformën në drejtësi.

Duke folur në aktivitetin për Reformën në Drejtësi, të organizuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ambasadorja e SHBA-ve theksoi se miratimi i reformës në drejtësi bëhet për të çrrënjosur korrupsionin që po mban peng Shqipërinë.

Sipas Yuri Kim, shqiptarët duhet të ndjekin shembullin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, fryma e të cilit sipas saj është ende gjallë. Ndërsa hoqi një paralele mes Skënderbeut dhe Xhorxh Uashingtonit. Për këtë arsye, sipas ambasadores reforma në drejtësi duhet bërë sipas frymës dhe trashëgimisë që ka lënë Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kam pasur nderin të takohem me një pjesë të madhe prej jush dhe mund të kem tingëlluar si një magnetofon i prishur për sulmin që Reforma në Drejtësi do t’i japë korrupsionit. Reforma në Drejtësi duhet të zbatohet e plotë. Të gjithë jemi shërbyes publikë. Jemi mbledhur për të shënuar kauzën “Drejtësi për të gjithë”.

Ne mbartim një privilegj të madh, por një detyrë edhe më të madhe për të siguruar publikun që do t’i bëjmë detyrat me integritet.

Ne kemi një idiomë në gjuhën angleze “Ne themi ‘shërbeji drejtësi’”. Kjo do të thotë çështje që jep trajtim të drejtë. Për të gjithë momentet e shkuara, por edhe ata që do vijnë, ju themi se jemi krah për krah me ju.

Unë mendoj për Skënderbeun dhe Xhorxh Uashingonin, dy personalitete të jashtëzakonshëm. Por, jemi në prag të diçkaje tejet të rëndësishme. Besoj që shpirti, fryma e Skënderbeut është ende gjallë këtu në Shqipëri, ashtu si fryma e Xhorxh Uashingtonit është po aq prezente këtu.

Besoj plotësisht që si fryma e Skënderbeut, Uashingtonit, janë të gjalla këtu, dhe në atë frymë ju shpreh që të mbartni frymën e kurajos, në mënyrë që të jepni drejtësi për të gjithë”, tha ambasadorja Kim./Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për...

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në platformën sociale X, në pronësi...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar...

“Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve”. Flet njeriu që heshti Beogradin para 38 vitesh

Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt. Brezat e rinj...

Lajme të tjera

Web TV