Parlamenti Evropian mbështet me shumicë votash liberalizimin e vizave për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti Evropian ka mbështetur me shumicë dërrmuese votash liberalizimin e vizave për Kosovën.

Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon, ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.

“Në votimin plenar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon nga Këshilli i BE-së që të veprojë. 472 pro, 165 kundër dhe 41 abstenime”, ka shkruar Von Cramon.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon tha sot se Këshilli i Bashkimit Evropian duhet që të heqë vizat për Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në debatin për raportin e progresit për Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë Veriore në PE, Viola Von Cramon tha se është momenti i fundit që Këshilli i BE-së të liberalizojë vizat për Kosovën.

Të fundit

Inaugurimi i Trump, të gjithë sytë te kapelja e Melania-s

Melania Trump e nisi ditën e inaugurimit me një veshje që ka të gjitha shenjat dalluese të stilit të...

Egli bën deklaratën e fortë: Nëse fitoj BBV ato para do i’a jap…

Xumi ka biseduar me Gjestin duke i deklaruar banorit se nëna e tij është e sëmurë me kancer në stadin e katërt. Pas kësaj...

Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës:Të përshëndes nga Uashingtoni Doktor Pazari

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj sulmeve të Sali Berishës, duke e akuzuar këtë të fundit si “dordolecin e Edi Ramës”. Sipas...

Biden lë përfundimisht Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, la përfundimisht Shtëpinë e Bardhë, duke u nisur bashkë me presidentin e zgjedhur, Donald Trump,...

Uashingtoni gati për inaugurimin e presidentit Trump, merren masa të forta sigurie

Gardhe metalike, pengesa prej betoni dhe pika kontrolli sigurie vazhdojnë të gjenden përgjatë trotuareve dhe rrugëve të kryeqytetit amerikan – që nga Kapitoli dhe...

Lajme të tjera

Web TV