Anëtar i KLP-së ankohet tek eprori: Më sillni kartolinat e Vitit të Ri

Një kërkesë sa e çuditshme aq edhe qesharake i është drejtuar kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga njëri prej anëtarëve të këtij institucioni. Tartar Bazaj i është drejtuar me një letër për kërkesë informacioni Gent Ibrahimi që mban datën 24 janar 2020. Sipas letrës, së publikuar nëpër rrjetet sociale Bazaj ankohet tek drejtuesi i institucionit për mos marrjen e kartolinave për Vitit të Ri 2020.

Letra përmban dy pyetje të anëtarit për të cilat kërkon informacion të detajuar në bazë të së drejtës për informimin:

1-Nëse në adresën time pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka ardhur ndonjë kartolinë Urimi për Vitin e Ri 2020 ose jo?

2-Dhe nëse po, kanë mbetur rastësisht pa u ndarë apo cilat janë arsyet e mos dorëzimit të tyre tek personi im?

Në fakt emri i bajzat është një nga emrat më të përfolur në këtë këshill, pot që askush nuk i mori në konsideratë ankesat e qytetarëve në lidhje me nivelin e tij arsimor dhe pjesëmarrjen në një ngjarje kriminale. Megjithatë ai sot gjendet në organet e Drejtësisë dhe kërkon drejtësi pse nuk i kanë shkuar kartolinat e vitit të ri. n.k/Fjala.al/