“I kërkova ndjesë Portugalisë”, arbitri pranon gabimin te goli i CR7

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portugalisë iu vodh fitorja përballë Serbisë. Sfida e luajtur të shtunën në mbrëmje në Beograd, përfundoi në barazim 2-2. Cristiano Ronaldo shënoi në sekondat e fundit të takimit.

Topi kaloi vijën fatale, por gjyqtarët nuk e cilësuan si të rregullt, diçka që solli zemërimin e madh të yllit të Juventusit, i cili hodhi në tokë shiritin e kapitenit në formë proteste.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Danny Makkelie ka përfunduar në qendër të kritikave. Në një prononcim për portugezen A Bola, 38-vjeçari pranon gabimin dhe rrëfen si ka kërkuar ndjesë. “I kërkova falje trajnerit të kombëtares, Fernando Santos, dhe ekipit portugez për atë që ndodhi.

Ne si skuadër arbitrare, punojmë gjithmonë shumë për të marrë vendime të mira dhe të drejta. Sigurisht që nuk gëzohemi aspak kur na ndodhin episode të tilla“, deklaroi arbitri holandez.

Të fundit

Vetëm 100 euro gjendje, zbulohet pasuria e Papës në llogari

Teksa sot u mbajt ceremonia e lamtumirës për Papa Françeskun në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, mediat e huaja...

Gjermania u ofron sirianëve deri në 4.500 euro për t’u kthyer në vendin e tyre

Gjermania po ofron deri në 4.000 euro për familje për të inkurajuar sirianët të kthehen në atdheun e tyre, me më shumë se 460...

Gjesti me Lamborghini pas BBV, menaxherja e VIP-ave: Bie ndesh me çfarë shfaqi në shtëpi…

Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka diskutuar më shumë se sa...

Finalja e Kupës së Mbretit, Reali për të shpëtuar sezonin apo Barcelona për tripletën

Finalja e Kupës së Mbretit në “La Cartuja” në Sevilje (sonte 22:00) do të vërë në provë treshen e parë të Barçës dhe atë...

Rikthehet “Sunny Hill”/ Pas ankesave për çmimin Festivali ul tarifat

Ka nisur tashmë puna për organizimin e festivalit “Sunny Hill” Festival. Në faqen zyrtare të këtij festivali që organizohet nga Dua Lipa dhe familja...

Lajme të tjera

Web TV