Përcillet për në banesën e fundit deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është përcjellë për në banesën e fundit pasditen e kësaj të hëne ish-kryeministri dhe deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino.

Familjarë, të afërm, miq e kolegë i dhanë sot lamtumirën Bashkim Finos, në nder të të cilit u zhvilluan homazhe në Pallatin e Kongreseve. Siç mund të shihet në këtë foto, arkivoli i të ndjerit është mbuluar me buqeta me lule.

Sjellim në vëmendje që kryeministri Edi Rama e shpalli 29 marsin ditë zie kombëtare dhe partitë politike ndalën fushatën elektorale.

Mesazhe ngushëllime u bënë sot nga kreu i qeverisë Rama, presidenti Ilir Meta, kreu i PD-së Lulzim Basha, si dhe deputetë dhe politikanë të majtë e të djathtë.

Prej vitit 1997 Fino ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Të fundit

Parashikimi i motit, 16 Gusht 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime...

Trump vlerëson samitin: Putin është një djalë i fortë, ishte një takim shumë i ngrohtë

Presidenti amerikan Donald Trump e vlerësoi samitin e tij të ndjekur nga afër të premten me Presidentin rus Vladimir Putin me “10” nga 10...

Ndërsa Netanjahu e lë Gazën të vuajë urinë, në Izrael ka një betejë krejt tjetër

Këtu në Tel Aviv, plazhet dhe restorantet janë plot. Në këtë atmosferë shpërqendrimi, kryeministri po luan lojërat e tij të pushtetit dhe po pastron...

Surpriza e samitit/ Çfarë është “Bisha” që bashkoi Trump dhe Putin

Është jashtëzakonisht e pazakontë të shohësh udhëheqësit e dy superfuqive duke udhëtuar në të njëjtën limuzinë. Kur Trump dhe Putin zbritën nga skena, presidenti amerikan...

Horoskopi ditor, 16 Gusht 2025

Dashi Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare. Do ia kaloni mjaft mire...

Lajme të tjera

Web TV