Kombëtarja / Me mungesa në San Marino, pa Gjasulën dhe Kumbullën, në dyshim Kamberi e

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka pësuar sërish ndryshime lista e Kombëtares kuqezi në prag të përballjes së 31 marsit me San Marinon. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, zyra e shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se Klaus Gjasula është larguar që të hënën drejt klubit të tij, pasi është i skualifikuar për shkak të kartonëve dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 3-të të Shqipërisë.

Ai u ndëshkua me karton të verdhë si në fitoren minimale me Andorrën, ashtu edhe np humbjen 0-2 me Anglinë. Ndërkaq, probleme fizike për Florian Kamberin dhe Odise Roshin, me mesfushorin që është në dyshim për sfidën e San Marinos dhe mbetet ende për t’u verifikuar gjendja e tij, kurse sulmuesi do të mungojë pasi nuk rikuperohet për ndeshjen.

Po kështu mungon edhe mbrojtësi Marash Kumbulla, i cili e ka mbyllur sezonin për shkak të dëmtimit në ndeshjen me Andorrën. Sa u përket përgatitjeve për ndeshjen e 3-të në Grupin I të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar paraditen së hënës një seancë të lehtë stërvitore në kompleksin “Tropikal”. Lojtarët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Anglisë bënë vetëm ushtrime shkrythëse.

Ndërsa ato që qëndruan në stol një seancë më të plotë. Pas drekës delegacioni kuqezi u nis për në San Marino, ku të mërkurën do të zhvillojë ndeshjen e tretë për eliminatoret e Botërorit 2022. Kuqezinjtë kanë mbërritur në orët e pasdites në San Marino, atje ku, duke nisur nga ora 18:00 do të zhvillojnë një seancë tjetër stërvitore, ndërsa për ndeshjen e 3-të do të ketë disa ndryshime ne organikë për skuadrën e trajnerit Edoardo Reja.

Të fundit

Vrasja në Gjilan, flitet për fajde me dorëzani 70 mijë euro

Selami e Edmond Hasani si dhe Abedin Hoxha mbetën viktima të një ngjarjeje të rëndë që ndodhi mesditën e...

“Do i fus në një dhomë për dy minuta”, Trump zbulon planin Putin-Zelensky

Donald Trump, ka deklaruar se do ta vendosë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në një dhomë me Zelenskyn për të arritur një marrëveshje për...

Zjarret po djegin vendin, raportohen 30 vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të fundit të situatës së krijuar nga vatrat e zjarrit në territorin e vendin. Vihet re një përkeqësim...

Humb jetën nga i nxehti 4-vjeçari, e gjejnë brenda makinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Olmedo, Itali, ku një djalë 4-vjeçar humbi jetën pasi u gjet pa ndjenja në...

Trump shpall gjendjen e emergjencës, vendos Gardën Kombëtare në Uashington

Donald Trump ka njoftuar vendosjen e Gardës Kombëtare në Uashington. «Do ta shpëtoj kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara nga krimi dhe nga mjerimi», tha ai...

Lajme të tjera

Web TV