Tifozët fillojnë të ëndërrojnë/ Agjenti dhe babai i Haland takohen me drejtuesit e Barcelonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ardhmja e yllit të Borussia Dortmund, Erling Haland po fillon të marrë drejtim, teksa në rrjetet sociale një video e babait të sulmuesit dhe agjentit të tij Mino Raiola duke zbarkuar në aeroportin e Barcelonës,video kjo që ka bërë tifozët e klubit katalanas të ëndërrojnë.

Siç raporton “Lavanguardia, dyshja është takuar me Presidentin blaugrans, Joan Laporta dhe bordin e tij drejtues. Me performancat e tij fantastike, Haland është vënë në qendër të merkatos, ku janë të shumta ekipet që janë vënë pas sulmuesit. Nuk dihet se çfarë është folur në këtë takim, por si duket presidenti Laporta ka ardhur me synime të qarta, të rikthejë përsëri Barcelonën në rrugën e lavdisë.

Ai ia ka prezantuar këtë projekt edhe si agjentit të Haland ashtu dhe babait të sulmuesit, që parimisht kanë rënë dakort dhe janë joshur nga projekti katalanas. Tani i takon Dortmundit të caktojë çmimin e sulmuesit norvegjez, në mënyrë që klubet të nisin negociatat.

Një dyshe sulmi Messi-Haland do të ishte ‘vdekjeprurëse’ për çdo skuadër dhe do i fuste frikën çdo mbrojtësi. Tifozët katalanas kanë filluar të ëndërrojnë dhe me të drejtë.

Blerja e Haland do të ishte hapi i duhur, drejt një rruge të re suksesesh për Barcelonën…

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV