Sekuestrimi i 49 kg kokainë në kontejnerin me banane, lihet në burg babai i Arbër Çekajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lihet në burg babai i Arbër Çekajt. Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për 72-vjeçarin Selim Çekaj, pronar i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane nga Ekuadori ku u gjetën 49 kg kokainë. Mbi të rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Edhe gjatë seancës gjyqësore Çekaj nuk i ka pranuar akuzat, duke deklaruar përpara trupit gjykues, kryesuar nga gjyqtari i çështjes Rexhep Bekteshi, se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës së gjetur.

Droga u sekuestrua dje në portin e Durrësit teksa ishte porositur nga kompania e Çekajt që ndodhet në Maminas. Droga u gjet e fshehur në dy krahët e kontejnerit, e ndarë në pako me nga 1.3 kg secila. Kontejneri mbërriti 2-3 ditë më parë në Durrës, ndërsa kaloi në skaner dhe në kontrollet e qenit antidrogë.

Pas këtyre procedurave, u vu re se brenda tij kishte diçka të dyshimtë dhe pas kontrolleve të imtësishme u zbulua sasia e drogës. Administratori i firmës që kishte porositur mallin, në këtë rast Selim Çekaj është thirrur nga policia për të bërë verifikimet sipas procedurës.

Mësohet se 72-vjeçari nuk ka pranuar që të hapë kontejnerin, pa u çuar në magazinë pasi brenda kishte fruta që merrte nga Ekuadori. Kjo çoi në dyshime të forta nga ana e policisë se aty fshihej diçka e paligjshme. Ndaj edhe policia bëri ndërhyrjen në port, ku u gjetën 37 pako me drogë.

Kujtojmë se djali i tij, Arbër Çekaj, u shpall në kërkim pas zbulimit të një sasie të madhe droge në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 613 kokainë që vinte nga Ekuadori, brenda një kontejneri me banane. Çekaj u arrestua në Gjermani më 4 maj të 2018-ës.

Të fundit

Profili i një kampioni – Humb jetën gjeniu i sipërmarrjes së lirë dhe risive

Altin Luli, 47 vjeçari që ndërroi jetë pasditen e djeshme në aksidentin e ndodhur në kryqëzimin e Kryebushatit, ishte...

Ku gabuam që të rinjtë nuk duan të bëhen mjekë në Shqipëri?

Kontrata detyruese ndaj mjekëve të rinj, për të punuar deri në 3 vjet pas studimeve në Shqipëri, po kthehet në bumerang për Universitetin e...

Çfarë do të ndodhë me PD-në në shtator?

Shtatori pritet të jetë një muaj kyç për të ardhmen e Partisë Demokratike, ndërsa kriza e gjatë politike dhe organizative vazhdon të rëndojë mbi...

Legjenda e Bayern kritikon trajnerin: Ka frikë të luajë me të rinj

Lothar Matthäus ka kritikuar trajnerin Vincent Kompany dhe sulmuesin Harry Kane pas Superkupës së Gjermanisë. Anglezi u shpreh se Bayern është sot skuadra më e...

Netanyahu akuza kryeministrit australian: Je politikan…

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se homologu i tij australian, Anthony Albanese, e ka “braktisur” komunitetin hebre të Australisë dhe se...

Lajme të tjera

Web TV