Vihet nën kontroll zjarri i fuqishëm në Durrës, disa makina të shkrumbuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një servis makinash në rrugën Durrës-Shijak është përfshirë në një zjarr i fuqishëm. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “Mulliri i Bullgarit”, ku flakët kanë shkrumbuar një numër të madh automjetesh.

5 zjarrfikëse të Durrësit mbërritën në vendngjarje, por në vështirësi për të shuar flakët kërkuan ndihmë nga Tirana.

Aty u dëgjuan edhe shpërthime të shpeshta, çka mendohet të ishin makinat që digjeshin.

Policia bën me dije se është bërë i mundur izolimi i përhapjes së mëtejshme të flakëve.

“Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të  Tiranës, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Durrës po evakuojnë banorët përreth, duke i larguar nga jashtë perimetrit të sigurisë . Shërbimet e Policisë rrugore të Durrësit kanë marrë masa për devijimin e qarkullimit dhe mos lejimin e kalimit të asnjë automjeti në afërsi të servisit të përfshirë nga flakët. Në vendngjarje ndodhet dhe grupi hetimor, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit në këtë servis. Vijon puna për shuarjen e plotë të zjarrit”, thuhet në njoftimin policisë.

Ende nuk ndihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Të fundit

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Lajme të tjera

Web TV