“Ky është grusht shteti”/ Balluku flet nga Rinasi: Pezullimi i fluturimeve, organizim i mirëfilltë politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aeroporti i Rinasit, Belinda Balluku tha se qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje financiare me kompaninë AlbControl, punonjësit e së cilës janë në grevë duke bllokuar fluturimet në këtë aeroport.

Ministrja Balluku akuzon si të përfshirë në çështjen e grevës së kontrollorëve të trafikut ajror Sali Berishën dhe Ilir Metën.

“Kam ndjekur me vëmendje Sali Berishën i cili ka një ekzaltim të madh sepse do të mbyllet aeroporti i vetëm ndërkombëtar. E gjitha kjo është një organizim i mirëfilltë politik për shkak të fushatës. Sot në aeroportin e Rinasit nuk do të vijnë dot vaksinat që duhet të vinin për të vazhduar vaksinimin e shqiptarëve. Unë do t’i kërkoja Presidentit të Republikës i cili i ka takuar më parë i ka takuar dhe i ka informacion kontrollorëve të trafikut ajror. Do të doja të dija nga zoti Meta a mendon se do të duhet të bllokohet ardhja e vaksinave”? A duhet vendi të kapet peng është një grusht shtetit, a duhet të kapet nga disa persona të cilat janë të stresuar me pagën 2490 dollare dhe nëse nuk ja bëjnë 4490 dollarë atëherë ato do të mbajnë vendin peng. Erdha në Rinas, ose të iki dhe të bjerë vendimi i këshillit mbikqëyrës erdha të flas me ato se kjo nuk është një lojë këtu preket çdo qytetar i RSH dhe siguar e qytetarëve dhe lëvizja e lirë e qytetarëve. Nuk është një lojë nga ky moment do të nda duhet të marrim disa masa ligjore. Nuk do të jenë të mira për maskën dhe do të jenë edhe për navigimin ajror. Të gjithë kontrollorët e trafikut ajror janë trajnuar në akademitë më të mira”, ka thënë Balluku.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV