“Mos luaj oj nuse”! Hajdutët u futen në banesë grave në Tiranë dhe u marrin eurot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gruaje të moshuar, e cila jeton me nuset e djemve, që të dy emigrantë në Itali, i ka dalë gjumi nga zhurma e dollapit. Në orën 3 të mesnatës, 75-vjeçarja N.Q.,  përgjumësh mendoi mos ishte nusja që jetonte në të njëjtin kat me të.

Ndaj ajo i kishte thënë “mos luaj oj nuse”. Por kur ka ndezur dritën, ka parë dy meshkuj, që të dy me maska anti-Covid, me kapuçë sportivë dhe me doreza. Njëri ia ka bërë me shenjë që të mos reagojë, kurse tjetri ka hapur sirtarët, ka marrë prej andej gjashtë ora, 3 mijë euro dhe telefonin e të moshuarës.

“Zhurma e dollapit, ishte e fortë dhe kur u kthjellova pashë dy personat. Njëri më tha mos lëviz. Tjetri mori çfarë i doli para dhe u larguan”.

Ndërsa forcat e policisë së Komisariatit numër 4 kanë nisur marrjen në pyetje të vjehrrës dhe dy nuseve, njëra prej tyre, me shtetësi italiane, agjentët kanë kontrolluar vilën me shpresën se do të gjenin gjurmë të hajdutëve.

Vjehrra tregon në kallëzimin që GazetaSi.al, disponon “se hajdutët nuk bënë rrëmujë në shtëpi, nuk ka thyerje të derës me forcë dhe nuk e di se nga mund të jenë futur, mbase kemi harruar derën hapur. Nuk kanë ushtruar dhunë dhe pasi kanë marrë paratë janë larguar. Jam e çuditur, se nga e dinin ata se ku ndodheshin paratë”, pohon N.Q.

Sipas të moshuarës, njëri nga grabitësit ishte i gjatë dhe tjetri i shkurtër. “Ai kishte varur krahë qafë një çantë me rrip. Kishin të dy doreza, kapuçë dhe maska anti-Covid. Njëri mbante veshur një xhup të zi”, – i përshkruan e moshuara autorët.

Lexo edhe :  Përse Shqipëria nuk ndikohet nga tërmetet e Santorinit? Ekspertët japin shpjegime

Nusja shqiptare,  i tregon policisë se  në mesnatë dëgjoi zhurmë në banesë. “Zbrita dhe pashë derën e hapur, pastaj u ngjita prapë. Aty më tha vjehrra që dy persona vodhën banesën. Nuk e kam idenë nga kanë hyrë këta persona, pasi dera nuk hapet pa çelës dhe personi i fundit që hyri në vilë, është kunata italiane. Nuk kam asnjë dyshim se kush mund ta ketë kryer vjedhjen, por në shtëpi na vodhën 3 mijë euro”.

Edhe nusja italiane nuk di asgjë në atë që ajo rrëfen para policisë.

“Dëgjova vjehrrën duke bërtitur dhe dola në korridor. Pashë dy persona, një i shkurtër një i gjatë. Më drejtuan elektrikun në fytyrë dhe nuk munda të shikoj asnjërin. Nuk arrita t’i dalloj nga fytyra, jo vetëm nga drita që më drejtuan, por dhe nga maskat në fytyrë. Unë jam personi i fundit që hyra në banesë, rreth orës 18.45, pasi u ktheva nga puna dhe nuk kam asnjë dyshim se kush na vodhi”.

Policia thotë për GazetaSi.al, se pas njoftimit të tre grave, mbërriti në banesë dhe ndonëse tentoi të përfitonte gjurmë përmes pluhurit daktiloskopik, nuk gjeti asnjë provë të vlefshme që do të mund t’i zbulonte hajdutët e grave

“Në banesë, mungojnë kamerat e sigurisë dhe gjithashtu dhe në rrugën ku ndodhet objekti, por sidoqoftë ne kemi pyetur disa persona me precedentë penalë në fushën e vjedhjeve”, – sqaroi një oficer policie, sipas të cilit në kushtet kur vjedhjet kanë shpërthyer gjithandej, qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm duke nisur nga mbyllja e derës, deri tek mbajtja e pak parave në shtëpi apo në kuletë.

Të fundit

Kodet e kapsollave te shkallët e Kryeministrisë

Nga Ylli Pata Askush nuk e kupton pse PD i ka thënë protestë një shfaqje ku flasim ca vetë, para...

“Më e madhja në histori!”/ Por sa njerëz mblodhi vërtetë Berisha në protestën e PD?

Sali Berisha dhe Partia Demokratike thanë se do të ishte protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Po a është kështu? Shikoni pamjet...

Pasi u mbyll protesta/Berisha LARGOHET menjëherë jashtë Shqipërisë, ZBULOHET destinacioni

Kreu i PD-së, Sali Berisha menjëherë pas mbylljes së protestës së mbajtur para Kryeministrisë, është nisur drejt aeroportit të Rinasit. Lideri demokrat do të udhëtojë...

“Kur nuk do veten…”/ Gjesti ka një këshillë për Eglin: Familja të pret me…

Egli dhe Gjesti kanë patur një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin gjatë një sfide të “Storm”, të cilën do t’a bëjnë bashkë. Teksa Egli po...

Hiqet pensioni i parakohshëm! Kush preket

Qeveria ka vendosur që të heqë pensionet e parakohshme nëpërmjet reformës së re në skemën e sigurimeve shoqërore, ku do të preken edhe të...

Lajme të tjera

Web TV