Volejboll – Femra, Finalja e titullit të rrjetës së vajzave, një derbi kryeqytetas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana mund Vllazninë në 3 takime, sfidon Partizanin për kurorën e femrave. Do të jetë një derbi i kryeqytetit finalja e titullit në volejboll për femra, pasi Partizani do të përballet me Tiranën. Të kuqet e kryeqytetit e patën mbyllur në dy përballje çështjen e kualifikimit për në finale, duke triumfuar ndaj Barleti Volejit. Por rivalet bardheblu kanë patur nevojë për një duel të 3-të për të mposhtur Vllazninë.

Kampionati Kombëtar i Volejbolli për Femra ka mbyllur të martën fazën e gjysmëfinaleve të “play-off”-it të tij, duke përcaktuar edhe dy ekipet që do të vijojnë më tej betejën në finale për trofeun e madh. Dhe do të jetë një derbi i kryeqytetit kjo finale, pasi Partizani do të përballet me Tiranën. Të kuqet e kryeqytetit e patën mbyllur që të dielën në dy përballje çështjen e kualifikimit për në finale, duke triumfuar ndaj Barleti Volejit.

Por rivalet bardheblu kanë patur nevojë për një duel të 3-të, pasi Vllaznia e fitoi ndeshjen e dytë në fushën e saj dhe gjithçka është vendosur të martën në mbrëmje, në duelin e zhvilluar në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Ka qenë një betejë prej mëse dy orësh e 15 minutash kjo përballje e 3-të. Skuadra e trajneres Nora Deda i ka tejkaluar pritshmëritë, pasi, edhe pse me një skuadër të re, e ka vënë në vështirësi Tiranën. Shkodranet e kanë fituar setin e parë 25-23, ndërsa seti i dytë fitohet nga vajzat bardheblu, por në pikët shtesë, 26-24.

Ky ka qenë edhe seti më i gjatë, plot 31 minuta, ndërsa një minutë më i shkurtër ka qenë seti i 3-të, i fituar 28-26 nga Vllaznia, që kryeson kështu 2-1 me sete. Por, edhe për shkak të përvojës edhe për shkak të shpërqendrimit të shkodraneve, kryeqytetaset e marrin setin e 4-t 25-19 dhe gjithçka shkon në setin shtesë.

Lexo edhe :  ZYRTARE/ Manaj befason me zgjedhjen e klubit të ri

Aty ku gjithçka luftohet pikë për pikë, por Tirana e fiton atë 15-11 dhe gjithë ndeshjen 3-2. Kështu, skuadra e trajnerit Adrian Gorenxa do të sfidojë edhe një herë Partizanin në betejën finale për trofeun e kampionatit, pasi ka humbur në Kupë përballe rivaleve të kuqe.

Të fundit

E rëndë/ Deputeti i njohur dhe familja e tij dhunohen, arrestohet agresori

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e tyre e mitur janë sulmuar fizikisht të premten. Zëdhënësi...

VIDEO/ Aktorit të humorit i ndodh e papritura, bie nga skena gjatë spektaklit

Një situatë e papritur, por edhe paksa komike ka ndodhur në Bulqizë, ku protagonisti ishte aktori i njohur i humorit, Salsano Rrapi. Teksa ishte në skenë...

Luis Diaz shkëlqen në debutim me Bayernin, kolumbiani protagonist në fitoren ndaj Lyon

Sulmuesi kolumbian Luis Diaz ka bërë një debutim si protagonist kryessr në miqësoren e fituar nga Bayern Munich përballë Lyon. I aktivizuar në startin e...

Vrasjet e 21 janarit janë ndër kapitujt më të dhimbshëm e njëherësh më të debatuar

Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, vendi duhet...

A mund të jetë 21 janari “në fazë hetimi paraprak” edhe në vitin 2025?!

Nga Skënder Minxhozi Në nëntor të këtij viti do të mbushen gjashtë vjet nga fillimi i funksionimit të Strukturës së Posaçme kundër krimit të organizuar...

Lajme të tjera

Web TV