Njoftimi zyrtar! Aeroporti i Tiranës: Nesër në mëngjes rinisin fluturimet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aeroporti i Rinasit në një njoftim zyrtar ka konfirmuar rinisjen e fluturimeve ditën e nesërme.

Më herët ishte ministrja Belinda Balluku ajo që njoftoi rinisjen e fluturimeve ditën e nesërme.

Njoftimi zyrtar:

? Nesër në mëngjes rinisin fluturimet

?Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet
humanitare, mjekësore dhe diplomatike. Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021.

? Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë.

? Pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim.

? Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me flydubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobuzë.

? Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në shërbim të pasagjerëve dhe të çdo informacioni të saktë që është i vlefshëm për publikun.

Për çdo të dhënë tjetër, ju informojmë sërish.

Ju faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport

Të fundit

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e...

Lajme të tjera

Web TV