Makina e qeverisë merr përpara turmën e qytetarëve/ Kryeministri: Si baba, nuk i harroj lotët e vajzës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, tha se vajza e tij, e cila është një person i mbrojtur prej shtetit, ishte në automjetin zyrtar që u sulmua sot më herët në rrugën Nikshiq, Podgoricë.

Ai tha se si “baba kurrë nuk do t’i harrojë lotët dhe frikën e saj” dhe se “nuk do të lejojë egërsinë dhe paligjshmërinë”.

“Sot, u sulmua automjeti zyrtar në të cilin ishte vajza ime, një person i mbrojtur. Si baba, nuk do t’i harroj lotët dhe frikën e saj.

Si Kryeministër, nuk do t’ju lejoj egërsi dhe paligjshmëri! Rendi dhe ligji do të sundojnë në vendin që nuk jeni mësuar. Do ta shihni shpejt”, shkroi Krivokapiq në Twitter.

Një grup qytetarësh u përpoqën të parandalonin kalimin e automjeteve të Qeverisë së Malit të Zi dhe dy shtetas u plagosen lehtë.

Krivokapiq ka akuzuar presidentin malazez, Milo Gjukanoviq se po prodhon trazira dhe se duhet të ndalet me provokimet.

Të fundit

Qyteti spanjoll u lutet turistëve “të vijnë nga e hëna në të enjte”

Qyteti Brihuega në qendër të Spanjës ka bërë një thirrje të pazakontë: vizitorët të shmangin ardhjen gjatë fundjavës. I njohur...

Sëmundjet mendore dhe ushqimi: Lidhja befasuese me produktet që përmbajnë gluten

Kjo është një teori që po hetohet me intensitet nga komuniteti shkencor, ndërsa studimet po tregojnë lidhje midis glutenit dhe një sërë çrregullimesh mendore...

Nga 1 gushti, recetë e re mjekësore e unifikuar në gjithë sistemin shëndetësor

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për modernizimin e sistemit shëndetësor dhe rritjen e efikasitetit në procesin e përshkrimit dhe shpërndarjes së barnave është...

Delvinë/ Ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë , nën hetim 3 persona

Një nga rastet më të rënda të dëmeve nga zjarret në qarkun e Vlorës ka çuar në nisjen e hetimeve për tre shtetas të...

Panik në aeroportin e Antalias/ Avioni bën ulje emergjente pas një defekti (VIDEO)

Paniku përfshiu aeroportin e Antalias në Turqi kur një aeroplan i Turkish Airlines bëri një ulje emergjente për shkak të një zjarri në marshin...

Lajme të tjera

Web TV