Sherr i dhunshëm/ 41-vjeçari i rrezikshëm pasi dhunon qytetarin, godet edhe policët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar një person në Kolonjë, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pas një sherri dhe kundërshtimit të efektivëve.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet O. M., 41 vjeç, banues në Ersekë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

“I arrestuari është O. M., 41 vjeç, banues në Ersekë me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, kundër shëndetit të personit dhe kundër autoritetit të shtetit, në gjendje të lirë u procedua A. A., 20 vjeç, banues në fshatin Taç, Kolonjë.

Dy personat në fshatin Rehovë u përfshinë në një konflikt fizik me V. Sh. dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, O. M. 41-vjeç ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.”, njofton policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Fiasko nuk nisi kur Britania zbuloi emrat e afganëve, por kur pushtuam vendin e tyre

Simon Jenkins* Cilat janë gjasat për një hetim publik mbi super-ndalimin informativ të lidhur me Afganistanin? Me shumë gjasa do...

Pak minuta në SPAK, Berisha “shpërthen” ndaj Gjokës: Ta quajmë mashtruesen Irena Dumani

Ka zgjatur shumë pak minuta, “vizita” e kryedemokratit Sali Berisha në Prokurorinë e Posaçme. Për gazetarët, ai lexoi shënimin që sipas tij i la...

Revolta në PD? Dashnor Sula: Dështakët mblidhen në dreka peshku

Demokrati Dashnor Sula ka komentuar deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Kavajës. Fisnik Qosja, i cili bëri thirrje se ‘PD ka nevojë për ndryshim’. Përmes...

Si i mbolli flokët Salianji? Flet zv/drejtori i Burgjeve: Nuk ka kufizim

Zv/drejtori i Burgjeve, Feim Sufaj, në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi se si Ervin Salianji mbolli flokët...

Ndryshime në Tokio, kush është Sohei Kamiya, “Donald Trump i Japonisë”

Pak më shumë se 104 milionë votues japonezë me të drejtë vote shkuan në qendrat e votimit këtë të diel për të zgjedhur një...

Lajme të tjera

Web TV