Nuk keni kursyer asnjë para deri tani? Duhet të provoni metodën japoneze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë duam të kursejmë para, por çfarë bën diferencën është çfarë ne bëjmë për ta realizuar këtë.

Nëse keni provuar gjithë mënyrat e mundshme dhe ende asnjë rezultat, provoni metodën që i ndihmon japonezët të pasurohen më shpejt. Çfarë duhet të bëni?

1. Merrni një bllok shënimesh

E dimë që jëni të rrethuar nga lap top, celularë dhe plot pajisje që ju lehtësojnë punën, por merrni një bllok, një stilolaps dhe nisni të shkruani. Kështu do të memorizoni më mirë të ardhurat tuaja, detyrime, kursimet dhe gjithçka tjetër ju duhet.

1. Bëni një plan mujor

Shënoni të ardhurat që merrni brenda një muaji. Ndani 4 kolona për secilën javë dhe shënoni çdo të ardhur që merrni. Për rrogën fikse përdorni një stilolaps me ngjyrë tjetër, e ndërsa për të ardhurat që mund të vijnë nga shitja e diçkaje, apo nga një borxh që ju kthehet, përdorni një tjetër. Shënoni çdo qindarkë që hyn në kuletën tuaj!

2. Bëj një plan me kursimet mujore

Në një tjetër tabelë shëno gjithë paratë që do të doje të kurseje çdo javë. Eshtë e rëndësishme të shënoni shumën e dëshiruar para se të mendoni për shpenzimet mujore.

3. Bëj një plan me shpezimet mujore

Hapi i radhës janë shpenzimet. Shkruaj gjithë shpenzimet fikse siç mund të jenë qiraja, faturat e telefonit, internetit apo ushqimet.

4. Një tjetër tabelë për shpenzimet e mbetura

Paratë që mbesin pasi keni mbaruar me shpenzimet fikse dhe kursimet, mund t’i përdorni në kategori të ndryshme. Ndajini në 4 kryesore:

1. Para për ushqime, rroba, produkte të tjera.

2. Para që shkojnë për kulturën apo edukimin tuaj/të fëmijëve

Lexo edhe :  Fejohet mbesa e Princeshës Diana, merr propozimin romantik për martesë në Santorini

3. Para për argëtim (dreka/darka/udhëtime)

4. Të tjera (shpenzime spontane)

5. Krahaso muajt

Në fund të muajit, analizo dhe shih nëse e ke kaluar limitin. Do të keni një pamje më të qartë të parave që keni shpenzuar në gjëra që s’ju duhen dhe të planifikoni një buxhet më të mirë për muajin që vjen. Duke parë çfarë s’duhet të bëni, muajin tjetër do të keni mundësi të kurseni më shumë dhe të llogarisni më mirë paratë. Ideja është që të ardhurat tuaja në fund të tre muajve të vijnë duke u rritur. Objektivi final është të ruani 35% të parave tuaja.

Të fundit

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun...

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se mazhoranca përmes ministrit të...

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë të...

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg nga Tirana sot më pyeti...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Lajme të tjera

Web TV