“Do të vëmë bombën kudo që të jesh”, kërcënohet me jetë drejtori i Burgjeve në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri, Agim Ismaili është kërcënuar me jetë.

Sipas informacioneve për “Ora News”, në telefonin e tij ka mbërritur një mesazh kërcënues ku shkruhet: “…e ke tepruar shumë. Kudo që të jesh, ne sërish do të vëmë bombën. Mbaje mend këtë që po të themi…”.

Ky kërcënim është bërë vetëm pak ditë më parë dhe policia së bashku me Prokurorinë e Tiranës kanë nisur hetimet.

Sipas dyshimeve të deritanishme, Ismaili mund të jetë kërcënuar nga një grup kriminal që operon në Tiranë dhe jo vetëm. Këto dyshime janë sepse disa prej anëtarëve të këtij grupi kriminal ndodhen në burg dhe kohët e fundit janë futur në regjimin e posaçëm të izolimit “41 Bis”.

Agim Ismaili, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve është pjesë e komisionit të lartë që vendos marrjen e masave ekstreme për të dënuarit që thyejnë rregulloren.

Pas këtij kërcënimi, drejtori ka rritur masat e sigurisë për veten dhe familjen e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Ismaili kërcënohet, pasi në dhjetor të vitit 2019, u arrestua Muharrem Zilja, pasi i kishte dërguar disa mesazhe kërcënuese.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV