Fitoi 318 mijë euro duke i shitur nga 2 herë apartamentet, merret vendimi për biznesmenen mashtruese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka shpallur dënimin ndaj biznesmenes Vjollca Hoxholli, e cila akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda.

Ajo u arrestua pasi i shiste apartamentet që i kishte në pronësi nga dy herë, duke përfituar me kët skemë mashtrimi 318 mijë euro.

Gjykata mësohet se ka dhënë dënimin me 6 vite burg për Hoxhollin. Sipas Policisë, kjo shtetase që prej vitit 2007 kryen funksionin e administratores te një firmë ndërtimi dhe në këtë periudhë kohore dyshohet se me anë të mashtrimit ka premtuar shitjen e katër apartamenteve në rrugën “Teodor Keko”, shtetasit D. S., 56 vjeç, dhe pasi ka përvetësuar shumën monetare prej 318.580 eurosh, i ka shitur ato te shtetas të tjerë, më konkretisht, njërin prej tyre shtetasit E. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.

E arrestuara mësohet se është bashkëshortja e Rrapush Hoxhollit, ndërtues i njohur në Tiranë, aktualisht person nën hetim nga Prokuroria për mashtrim me shitjen e apartamenteve.

Një vit më parë, Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim shtetasen Vjollca Hoxholli, administratore e shoqërisë së ndërtimit “Gora sh.p.k.” dhe “Hoxholli”, duke e akuzuar për veprën penale të “mashtrimit me pasoja të rënda”. Hetimet kishin nisur në bazë të kallëzimit të shtetasit A.M., i cili ka konstatuar se dy apartamente dhe dy garazhe të blera në vitin 1997 në firmën “Hoxholli”, kompania paraardhëse e “Gora”, i janë shitur në vitin 2006 një personi tjetër, i cili rezultoi të ishte motra e të pandehurës.

Nga hetimi ka rezultuar se, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, pronat e blera nga kallëzuesi në pallatet e “Hoxhollit” në vlerën 13 milionë lekë të rinj, e pandehura Vjollca Hoxholli ia ka “shitur” motrës së saj, Sadete Bejdo, shumë vite më pas. Sipas Prokurorisë, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, pronat e blera nga kallëzuesi në pallatet e “Hoxhollit”, në vlerën 13 milionë lekë të rinj, e pandehura Vjollca Hoxholli ia ka “shitur” motrës së saj, Sadete Bejdo, shumë vite më pas.

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV