Shpërthimi në Mamurras/ Kush është vëllai i ish-gjyqtarit që i vendosën tritol në banesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpëtim Ndreca është biznesmeni nga Mamurrasi të cilit mbrëmjen e djeshme i vendosën një sasi tritoli në derën e shtëpisë. Shpërthimi i fortë u dëgjua në gjithë zonën, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Mediet raportojnë se Shpërtim Ndreca është vëllai i ish-gjyqtarit të shkarkuar nga vettingu B.Ndreca. Shkak i shkarkimit të këtij prokurori nga detyra, është bërë pasuria e një familjari të tij. Nuk dihet nëse bëhet fjalë specifikisht për pasurinë e biznesmenit Shpëtim Ndreca apo jo.

Ky i fundit njihet si biznesmen në zonë pasi ka në pronësi një fabrikë mielli dhe një stallë derrash; të dyja pranë shtëpisë ku banon dhe ku i vendosën tritol. Grupi i hetimit ka nisur verifikimet që prej mbrëmjes së djeshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe autorëve.

Nuk dihet nëse ngjarja e regjistruar mbrëmë ka lidhje me punën e Ndrecës si biznesmen në Mamurras, apo me ndonjë problem tjetër familjar të tijin që lidhet me karrierën e të vëllait në sistemin e drejtësisë. Gjithashtu, Shpëtim Ndreca rezulton se është i ndarë nga bashkëshortja.

Të fundit

Kandidat për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti befason me përgjigjen

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar sot ne emisionin “Breaking” në Top News si një nga kandidatët e Partisë Demokratike...

NBA Playoffs/ Indiana Pacers me një “këmbë” në finale, New York

Indiana Pacers fitoi 130-121 ndaj New York në finalen e katërt play off të Konferencës së Lindjes në NBA. Sukses që afron skuadrën me...

India kapërcen Japoninë dhe bëhet ekonomia e katërt më e madhe në botë

India ka kaluar Japoninë për të zënë vendin e katërt në listën e ekonomive më të mëdha të botës, sipas projeksioneve të fundit nga...

Plani britanik për t’i mohuar Arktikun Putinit

Arktiku është kthyer në një skenë të re të përplasjes gjeopolitike mes Rusisë dhe NATO-s. Shkrirja e akujve ka hapur rrugë të reja detare...

“Traktori i kaloi sipër kokës”/ Historia TRONDITËSE e vajzës me sytë gjak

"Kjo fotografi është bërë në Morinë të Kukësit, ka qenë data 9 prill 1999" I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Armando Babani...

Lajme të tjera

Web TV