Dy KZAZ në Lezhë kanë marrë sot materialet zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për disa materiale teknike për mbarëvajtjen dhe monitorimin e zgjedhjeve që do të mbahen fundjavën tjetër.
Materialet për KZAZ 12 dhe 13 kanë mbërritur sot dhe kanë nisur të montohen. Ato përfshijnë monitorët, kamerat e vrojtimit të sallave të votimit, materialet për hapësirën e votimit dhe mjetet e dezinfektimit për shkak të Covid-19.
Tre ditë më parë, edhe në Berat mbërritën materialet e para zgjedhore, të shoqëruara me forca të ushtrisë. Berati ishte qyteti i parë që mori materialet zgjedhore për dy KZAZ, 65 dhe 66. Kur na ndajnë 9 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, duket se KQZ ka nisur punën për shpërndarjen e materialeve në të gjitha qendrat e votimit.