Basha kopjon Ramën, poston video nga makina: Do të jem kryeministër i…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesazhet ndaj qytetarëve nga makina apo telefonatat me kandidatët janë një rutinë e kryeministrit Edi Rama, por që së fundi është kopjuar nga kreu i PD Lulzim Basha. Mbrëmjen e sotme, Basha përmes një video të shpërndarë në “Facebook” duke udhëtuar me makinë kishte një thirrje për të gjithë qytetarët përfshirë dhe socialistët. Kreu i PD tha se misioni është i përbashkët, dhe se nëse i jepet besimi, do të jetë kryeministër i të gjithëve, pa dallim.

“Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, ne jemi një komb, një familje, ne përballemi me të njëjta probleme, ne të gjithë bashkë kemi një mision, një dëshirë, një aspiratë, ta bëjmë të ardhmen e fëmijëve tanë më të mirë. Unë ju garantoj se do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ne do të kujdesimi për të gjithë”, deklaroi Basha..

Lideri demokrat njoftoi se nesër do të ketë një tur të gjatë nga Saranda në Tropojë.

“Jam rrugës për në Sarandë dhe nesër do të nis një tur nga Saranda. Do të vazhdojë nga Jugu në Veri, nga Sarandë në Tropojë. Është diçka që mezi po e pres, do të jetë një ditë shumë e gjatë por do të jetë shumë e bukur” tha ai.

Ndërkaq shprehet se ka zhvilluar takime me qytetarët gjatë këtyre ditëve dhe se vë re se të gjithë janë çuar në këmbë për të ndryshuar vendin.

“Do të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka shumë nevojë. Shpresa është afër dhe është tashmë çështje ditësh. Është në dorën tuaj, kushdo jeni, i moshuar, burrë, grua, fëmijë. Rama ka dështuar totalisht, sikur nuk kishte qeveri. Aleanca për Ndryshim do të fitojë dhe nuk hapim derën për atë që nuk bëri asgjë. Rreziku i madh është tjetër mandat 4-vjeçar me një kryeministër që dështoi në çdo fushë. Votoni numrin 9 për të ardhmen, për Shqipërinë që fiton”, u shpreh Basha.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV