“S’po kuptoj kush është lideri në opozitë”/ Rama i përgjigjet ftesës së Metës për debat publik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama pas Lulzim Bashës ka refuzuar edhe ftesën e Presidentit Ilir Meta për debat publik. Rama madje ironizoi se këto kohë po i vijnë shumë ftesa për debat aq sa nuk po kupton më se kush është lideri i opozitës.

“Kam shumë ftesa për të dalë dhe duke qenë se nuk kuptoj se cili nga këta është ai që flet në emër të të gjithë këtyre s’kam pse t’u përgjigjem ftesa. Ilir Meta i bën ftesë edhe Damian Gjiknurit për t’u përballur në një studio në Vlorë. Presidenti i Republikës, i bën ftesë Damian Gjiknurit. Nuk ka kohë për të humbur”, tha Rama në Vizion Plus.

Teksa ka vijuar ta cilësoi kryedemokratin si lider pa karakter dhe të dobët, Rama kishte tjetër mendim për Sali Berishën për të cilin tha se është lider me karakter, por i mbrapshtë. Ai tha se nuk do të negocionte kurrë me Berishën pas me të politika është e patejkalueshme.

” Besoj që metafora e kukullës shpjegon më së miri natyrën e lidershipit të Bashës. I dobët, pakarakter dhe tërësisht të adapotueshëm sipas programit të kurdisjes. Ky është definicioni i karakterit të lidershipit. Nuk ka lider pa karakter, mund ta kenë të mbrapshtë, si Berisha, por ai është lider. Lider pa karakter do të thotë që nuk merr do t vendime, nuk mban dot fjalën dhe nuk ka fuqi të mundë gjumin, që nuk udhëheq, por udhëhiqet. Me Saliun politika është e patejkalueshme”, tha Rama.

Të fundit

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim nga ushqimi. Medita italiane bëjnë...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Lajme të tjera

Web TV