“Ju do vdisni, ditët tuaja janë të numëruara”, kërcënohet me jetë zyrtarja e lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një infermiere nga Florida u arrestua të premten pasi kërcënoi që do ta vriste zëvendës-presidenten amerikane, Kamala Harris, sipas një ankese penale të depozituar në Gjykatën e Qarkut në SHBA për rajonin jugor të Floridas.

Sipas medieve të huaja, Niviane Petit Phelps, një nënë 39-vjeçare nga Miami, akuzohet për regjistrimin dhe dërgimin e disa videove te burri i saj i burgosur, në të cilën ajo diskutoi për vrasjen e Harris, thotë ankesa.

Midis 13 dhe 18 shkurtit, Phelps, “me vetëdije dhe me dashje bëri kërcënime për ta vrarë si dhe t’i shkaktojë dëmtime trupore zëvendës-presidentes së SHBA-së”, thuhet në ankesë. Një agjent special i Shërbimit Sekret përgjoi komunikimet midis Phelps dhe burrit të saj të burgosur në JPay, një platformë komunikimi që lejon njerëzit të cilët nuk janë të burgosur të komunikojnë me njerëz brenda burgut.

Videot treguan se Phelps ankohej në kamera për urrejtjen e saj ndaj Harris, presidentit amerikan Joe Biden, dhe të tjerëve, sipas ankesës. “Kamala Harris ju do të vdisni. Ditët tuaja janë të numëruara tashmë”, deklaroi Phelps në një nga videot.

Të fundit

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili...

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau...

Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

ARBEN JAUPAJ - Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diversiteti kulturor është një nga temat më të debatuara të shoqërisë në...

Befasi në Korçë! Zbulohet një specie unike, një protestues!

LUFTI DERVISHI - Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një… gur në...

Netanjahu: Do e pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet...

Lajme të tjera

Web TV